Eko Higjiena

Zeka: Gjilani edhe në mandatin tjetër do të udhëhiqet nga PDK-ja

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nuk kemi dyshim që Gjilani edhe në mandatin që vjen do të udhëhiqet nga PDK dhe kryetari Qemajl Mustafa, dhe kjo është vërtetuar nga sukseset qeverisëse dhe sondazhet që janë bërë, ku PDK dhe kryetari i komunës Qemajl Mustafa radhitën të parët ka thënë Izmi Zeka.

“Partia Demokratike e Kosovës, përçon mesazhin e arsyes që PDK dhe kandidati për kryetar komune Qemajl Mustafa janë fitues edhe në Zgjedhjet e Nëntorit . Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan, sot ka filluar takimet me nëndegët e saja, për të formuar nënshtabët zgjedhore nëpër nëndegë, me qëllim të shtrirjes së aktiviteteve zgjedhore”, kështu ka vlerësuar Izmi Zeka.

Kryetari i Degës, njëherit shefi i Shtabit Zgjedhor Izmi Zeka, ka potencuar se PDK dhe kandidati i saj për kryetar komune Qemajl Mustafa kanë dhënë dëshmi se dinë të qeverisin. PDK dhe kryetari Mustafa gjatë qeverisjes kanë bërë ndryshime në Komunë, të cilat asnjë qeverisje para PDK-së nuk ka mundur t`i bëjë thuhet në një njoftim të degës së PDK-së në Gjilan.

ARKATANA

“Qytetarët e komunës së Gjilanit, nëse duan mirëqenie më të mirë për të gjithë, duhet që edhe në këto zgjedhjet të nëntorit, besimin në votë t`i japin PDK-së për qeverisje” ka thënë Zeka.

Tutje, Izmi Zeka, ka shtuar se PDK do të hartoj program të qartë për të gjitha shtresat e shoqërisë dhe për zhvillimin e gjithëmbarshëm të Komunës së Gjilanit. “Nuk kemi dyshim që Gjilani edhe në mandatin që vjen do të udhëhiqet nga PDK dhe kryetari Qemajl Mustafa, dhe kjo është vërtetuar nga sukseset qeverisëse dhe sondazhet që janë bërë, ku PDK dhe kryetari i komunës Qemajl Mustafa radhitën të parët”.

Ne përçojmë mesazhin e arsyes që PDK dhe kandidati për kryetar komune Qemajl Mustafa janë fitues edhe në Zgjedhjet e Nëntorit ka thënë shefi i shtabit zgjedhor të PDK-së Izmi Zeka./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.