ARKATANA

Zejnullahu: Për pesë vite asnjë punëtor i vdekur në vendin e punës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Basri Zejnullahu koordinator regjional i inspektoratit të punës në Gjilan thotë për rajonipress se në sektorin privat gjendja nuk është e keqe edhe pse tek kompanitë e ndërtimit ende ka mundësi që kushtet e punëtorëve të përmirësohen. Zejnullahu tha se që nga viti 2008 në regjionin e Gjilanit nuk ka asnjë rast të vdekjes së punëtorëve në vendet e tyre të punës.

Basri Zejnullahu i cili inspekton, përcjell dhe kontrollon kompanitë në sektorin privat duke përfshirë edhe ato të ndërtimit thotë se është i kënaqur deri diku me kushtet që ofron ky sektor për punëtorët gjatë kryerjes së punëve.

Zejnullahu tha se në Anamoravë gjendja e sigurisë në punë është relativisht e mirë.”Megjithatë nga punëdhënësit ende ka shkelje serioze derisa kushtet e punës janë larg standardeve profesionale dhe kritereve që parashohin shtetet evropiane” tha Zejnullahu.

United Hospital

Zejnullahu tha se gjendja duhet të përmirësohet tek kompanitë e ndërtimit të cilat nuk duhet për asnjë moment të harrojnë se janë të obliguara që punëtorët t`i pajisin me rroba, dorëza, helmetat etj. “Kompanitë e ndërtimit duhet të respektojnë këto kritere sepse në të kundërtën sanksionet janë të ashpra” tha ai.

Zejnullahu tha se fatmirësisht në regjionin e Gjilanit që nga vitit 2008 nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes së punëtorëve në vendin e tyre të punës.

Zejnullahu ende është i pakënaqur me komunën e Gjilanit e cila edhe pse ka marrë vërejtje me shkrim se drejtoria e kadastrit nuk ka kushte elementare për punë dhe se duhet të zhvendoset prej aty, kjo vërejtje ende nuk është plotësuar. “Tani ekzistojnë zyra të mjaftueshme tek ish objekti i Gjykatës së Gjilanit dhe nuk e kam të qartë pse institucionet komunale nuk e bëjnë bartjen e punëtorëve. “Ne kemi vlerësuar se në ato hapësira nuk ekzistojnë as kushtet minimale për punë normale të këtyre zyrtarëve komunal si dhe në këtë formë dhe në këto hapësira është duke u rrezikuar shëndeti dhe siguria e këtyre punëtorëve të këtyre drejtorive” tha Zejnullahu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.