Hidromorava

Zejnullahu: Nuk e kam ndërmend të jap dorëheqje

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kishte dalë më herët se zakonisht në punë, kështu që kishte arritur të futet brenda Rektoratit dhe të dështoj planin e studentëve protestues të cilët kishin për qëllim mos lejimin e tij në Rektorat.

Rektori i sapozgjedhur i Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu iu ka bërë me dije protestuesve se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje pavarësisht kërkesave të tyre.

“Nuk e kam ndërmend të jap dorëheqje, nëse jeni për diskutim urdhëroni hyni brenda dhe mund të bisedojmë, dorëheqje nuk e kam ndërmend të jap”, ka thënë Zejnullahu para protestuesve.

Dhjetëra protestues kishin bllokuar hyrjen e Rektoratit që nga ora 07:30 e mëngjesit duke penguar kështu të hyj brenda stafi i administratës, ndërsa Rektori Zejnullahu dhe Kryetarja e Këshillit Drejtues kishin hyrë par ase të filloj protesta.

FIDANISHTJA

Astrit Dedaj, nga Grupi i Pavarur i Studentëve ka thënë se kanë kërkuar që Rektori të thërras bordin drejtues në mbledhje urgjente që ta shqyrtoj kërkesën e tyre për shkarkimin e tij.

“Kërkesat tona për dorëheqje janë për shkak se është shkelur statuti i UP-së, nuk është votuar nga 2 e treta dhe ka konflikt interesi, është votuar nga baxhanaku i tij. Kjo është çështje e studentëve pasi që Rektori është për studentët dhe pasi që nga zgjedhja e tij ka kaq shumë shkelje ne mund të presim edhe shkelje të tjera në punën e tij të vazhdueshme, nuk kemi besim”, ka thënë ai.

Sipas tij ende nuk dihet nëse do të vazhdohet me protesta sërish ose jo.