Zejnullahu mposhtet nga Kaiserslauterni

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Eroll Zejnullahu, është mposhtur nga Kaiserslauterni në kuadër të Bundesligës 2 të Gjermanisë, nga skuadra e Kaiserslauternit. Union Berlini i kosovarit humbi 1:0, në ndeshjen ku Zejnullahu luajti që nga minuta e parë.
Ai ishte në fushë për 64 minuta, kur u zëvendësua për t’ia lëshuar vendin Nemecit. Union Berlini nuk i ka punët aspak mirë në kategorinë e dytë të futbollit gjerman, pasi që pas kësaj disfate radhitet në pozitën e 15-të në tabelë me gjashtë pikë të tubuara.
Ndryshe, Zejnullahu nuk mundi t’i ndihmojë Kosovës ndaj Omanit, sepse ishte i lënduar. Ai ka qenë i grumbulluar për dy miqësoret e mëhershme, ndaj Turqisë dhe Senegalit.