Eko Higjiena

Zejna ishte poet i ngrohtë dhe i dashur për të gjithë…

/ 6 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Zejnullah Halili është një nga krijuesit më të mirë të letërsisë shqipe. Ai shkoi e nuk është më me ne. Iku para kohe. E mori vdekja kobzezë. Ajo njerëzve ua merr ëndrrat e shumta të jetës. I lë me dhembje. Zejna ishte një zë i butë e i ngrohtë prej poeti. Ai ishte një njeri urtak e punëtor, por ishte edhe krijues, fjalë pak e punë shumë. Ishte njeri i ngrohtë për të gjithë. Ai artin e deshi shumë. E deshi dhe “jetoi” me vargje, me tinguj, strofa, libra, gazeta, revista, dorëshkrime e të tjera.

Arti dhe Zejna, ishin NJË. Ishte, si ka shtuar një poet, “më njerëzori”, më i buzëqeshuri në jetë. Pati natyrë të dashur. I deshi njerëzit, por edhe ata e deshën atë shumë. Kur fliste Zejna, me atë fjalë të buta e të ëmbla, sikur u shkrinin të gjitha mendimet në një ide. I tëri ishte njeri. Fjala e tij e ngrohtë, e përvetësonte çdo kënd në jetë. Ishte i hajthëm, i bardhë si bora, me ato flokë të këndshme dhe në ballë i shkrepte “nuri” prej mendimtari e krijuesi mendjeholl. Ai ishte i tillë. I tillë ishte dhe, i tillë shkoi… Të rrallë janë ata njerëz që lindin poet si Zejna.

Zejna lindi nga mosha e vogël poet me natyrë të ngrohtë e të dashur për të gjithë. Ai këndoi bukur njerëzve. I këndoi me thellësinë e shpirtit të çiltërt. I këndoi maleve, fushave, bregoreve, përrojeve, lugjeve, ahishtave, shpateve, kodrinave, dardhave, varreve e rrugicave e çka nuk i këndoi ai. Kah ka ecur, ai e bëri jetën jetë. Vargjet e tij kumbonin rrjedhshëm me atë ritëm e fuqi magjepse. Edhe sot krijimet e tij lexohen me ëndje nga të gjithë të rinjtë tamë.

Lexohen e adhurohen pa masë. Janë të rrallë ata krijues si Zejna i Kokajve, me atë dhunti të rrallë natyrore. Krijoi vepra për fëmijë, por edhe për të rritur. Ai, me vargjet e tij, ka rrezatuar kudo: në orët letrare, në shkollë, në manifestime kulturore, por ka rrezatuar kudo në jetë. Si i vogwl, poeti Zejnw pati jetë të rëndë, e cila jetë e “prekshme” i hyri brenda në shpirtit, e cila e nxiti të frymëzohet nga jeta. Ai këtë art “shpirti” e shkriu në vargjet me ato ngjyra më të bukurat të ylberit…

Ai pati një natyrë të veçantë krijuese. Por, ah! Na iku e na la me dhembje. Na iku Zejna para kohe. Na e mori vdekja kobzezë. Na la me dhembje, se e deshëm shumë, shumë… Por, njëkohësisht vepra e tij sot jeton kudo: nëpër shkolla, biblioteka, librari e në çdo vend tjetër. Zejnullah Halili lindi në Kokaj të Malësisë së Karadakut , më 1945. Tash e 70 vjet më parë. Sot atij i pushojnë eshtrat nën hijen e një dardhe, ku poeti e kishte kaluar një pjesë të fëmijërisë. Filloren e kreu në Llovc e në Pogragjë të Gjilanit. Normalen e kreu në Gjian, ndërsa studimet në ShLP në Prishtinë. Pastaj Zejna punoi edhe me ditar në Belinicë dhe Gjilan.

FIDANISHTJA

Më vonë punoi udhëheqës i emisioneve për fëmijë në Radio Prishtinë: më 1981, në redaksinë e “Rilindjes”, redaktor e kryeredaktor i revistës së fëmijëve “Gazeta e pionierëve”. Një kohë ishte kryeredaktor i “Pionierit”. Pak kohë para vdekjes kishte udhëhequr disa emisione për të vegjël në RTK. Zejnullah Halili la pas vetës një opus të gjerë të veprimtarisë letrare. Ai la mbi 30 vepra letrare, disa të pabotuara në dorëshkrim. Deri më sot i ka të botuara këto vepra letrare: “Ylberi” (1969), “Shitësja flokëartë” (1971), Ç’thonë borbardhat” (1973), “Eshkë e dritë” (1977), “Lamtumirë shkrtabiqë” (1983), “Vendlinjda shihet me zemër” (1983), “Përralla lozanjare” (1987), “Pikaloshja” (1988), Mollëkuqja” (1988), “Qirinj të ndezur” (1988), Ylli t’na hyjë në mes” (1990), “Udha kah agu” (1993), “Luleshqiponja” (1993), “Dallga” (1994), Gentiana lutea” (1995), “Si u bë pikëlorja bletë” (1997), “Ëndërr e këputur” (1997), Djaloshi brenda mollës” (1999), “Prej orës tënde” (2001), “Ditë e fatshme” (2003) dhe veprën e fundit me poezi e botoi pak ditë para vdekjes me titull “Unaza” (2004). Dhe, aty nën dardhën te varrezat, e la amanet vetë, Zejna, sa ishte gjallë, të pushojë trupi i tij në përjetësi. Aty, sa ishte fëmijë, ka lozuar lojën bashkë me fëmijët e Kokajve. Aty ai është fryëmzuar e ka shkruar sa e sa vjesha për gurishten, për Kokajt, varret, njerzëit e kësaj ane, por…

Ah!,…zemra na është djegur për vëllanë që na mungon sot. Aty, në Kokaj, sikur vërehet tek njerëzit e mirë, ajo heshtje që dhembje. Dhembje, se është për dhimbje. E, Zejna edhe i vdekur, na është i madh e i pavdekshem. A “jeton” me artin e tij madhështor. Na është një figurë madhore e letërsisë sonë. Ai na ishte një urtak që na afroi e na dha zemër kudo në jetë. Zejna, qe njeri i të gjithëve.

Ai “këndoi” (vjershëroi), ditë e natë për afrimin e njerëzve. Ai e deshi vendlindjen. Dhe, në këtë drejtim, ai thoshte në vargje: ”Vendlindja shihet me zemër”! Sa ëmbël tingëllojnë këto vargje. Vargje për Kokajn, për kurrizmalin, ku Zejna lozi e nuk u ndalë për të shkruar vargje, prozë etj. Ai cicërimën e zogjve e “futi” në librat e tij poetikë. Ja ky ishte Zejna, ai krijues i krojeve të buta i maleve ta larta, i luadheve të blerta, por ishte edhe krijues i madhështive jetësore. Ai ishte krijues me botë shumëdimensionale. Krahas poezisë, shkroi edhe proza të gjata, romane, eseistikë e shkrime tjera. Ishte, në radhë të parë, poet i ndjenjës së ngrohtë dhe shumë i dashur për të gjithë njerëzit. Vepra e tij gëzoi popullatitet të madh tek lexuesit.

Shih për këtë, ai qe shpërblyer disa herë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në shtetet e Evropës. Poezia e tij është një margaritar, që e joshë botën e të rinjve, e cila është e “kthyer” kah vendlindja, trolli i ngrohtë stërgjyshor. Edhe proza e ka këtë motiv. Atë ditë kur u verros poeti i kokajve, lotua i madh e vogël i kësaj ane të Malësisë së Karadakut.

Lotuan edhe kolegët e tij: Ganiu, Frroku, Xhema, Nijaziu, Avdushi, Haxhiu, Rifati (tash i ndjerë), Veliu, Ramadani e shumë të tjerë. Sot, aty nënë dardhë, ku pushon i qetë trupi i tij, mbi pllakë përkujtimore është shkruar një varg epitaf: “Shpirti i tij bëftë dritë!” Bëftë dritë përgjithmonë në botën e amshuar. I qoftë lehtë dheu! /tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.