KKVITI

Zeja e këpucëtarit e vështirë, por e ëmbël

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ç`do personalitet i njeriut përcaktohet gjatë jetës së tij në profesionin e tij të jetës të cilin do të ja siguronte edhe kafshatën e bukës. Shumë qytetar të Gjilanit ju ka rënë të rastisin në një dyqan ku këpucëtari, Demirali Jakupi, me punën e tij çdo ditë pret myshteri e tij për nevojat e tyre.

Dikur Zejtarët e qytetit të Gjilanit ishin të njohur me punën e tyre fisnike ishin kohëra të vështira, rrugët e Gjilanit stërmbusheshin me blerës të ndryshëm për nevojat e tyre.

Sot në qytetin e Gjilanit vështirë se mund të gjesh një dyqan ku ushtrohet zeja e punëve të ndryshme.

Shumë qytetar të Gjilanit ju ka rënë të rastisin në një dyqan ku këpucëtari, Demirali Jakupi, me punën e tij çdo ditë pret myshterit e tij për nevojat e tyre.

Hidromorava

Në një lokal të vogël mbizotërojnë mjetet të cilat i nevojiten për ti sanuar këpucët e qytetarëve, Jakupi me shumë dashuri e respekton çdo qytetar duke i dalur në ndihmë.
“Zejen e këpucëtarit e zhvilloj tani e 27 vite këtë profesion e mësova nga vllau im, jam shumë krenar me këtë zeje është zejë fisnike dhe ki të bësh me shtresa të ndryshme të qytetarëve dhe është kënaqësi të kontribuosh për qytetarët e vendit”, shprehet këpucëtari Demirali Jakupi.

Këpucëtari Jakupi thekson se çdo ditë e më shumë njerëzit vizitojnë lokalin e tij.
“Mundem të them lirisht se njerëzit i ka kapur kriza ekonomike, vijnë në lokal për t`i përmirësuar këpucët e tyre pasiqë munden ta shtyn edhe për disa muaj me përmisimin që ju bëj, ata gjithmonë ndahen të kënaqur me punën dhe zgjidhjen që ju bëj”.

Jakupi thekson se kjo zeje është para shuarjes pasiqë nuk ka të interesuar të merren me këtë veprimtari.
“Është mëkat i madh që kjo zeje fisnike të shuhet, populli ynë ka nevojë për këtë zeje por mjerisht askush nuk është i interesuar ta punon këtë zeje”.

Këpucëtari Demirali Jakupi, është krenar me punën e tij pasiqë me këtë veprimtari mban familjen e tij por mbi të gjitha është i lumtur që me gjilpërën e tij, gërshërët, briskun, ngjitsin e makinën e qepjes për këpucë që ka në lokalin e tij dhe me djersën e tij i shërben qytetarëve të tij./sylejman ismajli/ rajonipress/