United Hospital

Zëdhënësi i State Department-it: Suksesi i bisedimeve Kurti – Vuçiq është prioritet absolut për SHBA-në

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Ned Price, zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit ka folur dje në një konferencë për shtyp për shumë çështje dhe ai u pyet dhe dha qëndrimin e SHBA-së edhe për dialogun Kosovë – Serbi.

Price u pyet se cilat janë pritshmëritë e SHBA-së nga takimi i sotëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe se sa prioritet është kjo çështje për Amerikën nga 0 deri në 10. Takimin e sotëm në Bruksel, ai e vlerësoi si “prioritet absolut” për SHBA-në, shkruan Gazeta Express.

“Në përgjithësi, ne jemi të kënaqur që liderët e Serbisë dhe Kosovës do të takohen nesër në Bruksel në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ne e mbështesim plotësisht këtë dialog. Është e rëndësishme, ne besojmë, që të dyja palët do ta përdorin këtë mundësi për të çuar përpara diskutimet e tyre mbi normalizimin. Është një prioritet i yni. Ne dëshirojmë të shohim përparim në zbatimin e marrëveshjeve të kaluara të dialogut”, tha ai.

Price përmendi edhe nevojën e kompromisit, që tha se “nuk është shenjë dobësie”, por është “thelbësore”.

Uji Dea

“Dialogu dhe kompromisi janë komponentë kritikë të qeverisjes; ato nuk janë shenja dobësie. Të dyja janë thelbësore për ta arritur një marrëveshje në të bazuar në normalizimin e marrëdhënieve, e cila mbetet thelbësore për aspiratat e të dy vendeve për në BE. Dhe ne shpresojmë që udhëheqësit në Serbi dhe Kosovë ta kuptojnë rëndësinë e ecjes përpara, jo prapa, përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha Price.

Duke theksuar se emisari Gabriel Escobar do të shkojë në Bruksel për këtë takim, Price tha se suksesi i këtyre bisedimeve “është prioritet absolut” për SHBA-në.

“Një zyrtar i lartë këtu nga Departamenti do të udhëtojë në Bruksel për të mbështetur takimet e liderëve në këtë dialog të lehtësuar nga BE-ja. Ne nuk jemi pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në këto bisedime, por suksesi i këtyre bisedimeve, për pyetjen tuaj të dytë – dhe unë jam gjithmonë e urrej të jap renditje apo nota, numerike apo të tjera – por është një prioritet absolut i yni”, theksoi Price.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.