RCCOLA

Zëdhënësi i Speciales: Ish-ushtarët e UÇK-së në këtë fazë s’mund të gjykohen në liri, arkivat të paqasshme

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Zyrtari i lartë për Informim i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, Michael Doyle, në një intervistë për Ekonomia Online, theksoi se gjykimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në liri nuk është i mundur në këtë periudhë.

Ai theksoi që një vendim i tillë nuk është i mundur duke marr për bazë që ish-drejtuesit e UÇK-së duhet të kontrollohen nga një panel i veçantë çdo dy muaj.

“Ky është një vendim që një penal përkatës duhet ta marrë sepse ky panel duhet që t’i i kontrollojë çdo dy muaj ata që janë dukë u gjykuar dhe ky panel pastaj ta vendos nëse ata duhet liruar apo duhet që ende të vazhdojnë qëndrimin në burg dhe kur ata e bëjnë këtë do të shikojnë poashtu a ka ndonjë rrezik që ata mund të mos kthehen apo ndonjë tjetër rrezik që lidhët më të burgosurit, vendimet e lidhura me Thaçin dhe Veselin, Gjykata konstatoi se ata përbenin rrezik për ndikimin keq në procedurat gjyqësore, por gjyqtarët duhet që ta shohin këtë pyetje përsëri çdo dy muaj kur ka dikë që nuk e ka dënuar ende”.
Ai poashtu theksoi deri në prill të vitit 2025 në gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së pritet që të dëgjohen të gjithë dëshmitarët e konfirmuar deri më tani. Mirëpo ky vit mund të ndryshojë nëse gjykatësit e shohin të arsyeshme që t’i thërrasin prapë dëshmitarët dhe të i pyesin rreth këtyre çështjeve.

“Deri në prill 2025, ata do të përfundonin thirrjen e të gjithë dëshmitarëve të tyre, të cilët do të pyeteshin nga të mbrojturit pas kësaj, është pak e vështirë të vlerësohet se çfarë do të ndodh, kështu që të mbrojturit së pari mund të paraqesin dëshmi për të hedhur poshtë akuzat që mund të thonë se nuk kanë prova të mjaftueshme dhe të thërrasin për shkarkimin e akuzave dhe nëse një shkarkim i tillë nuk jepet, atëherë ne do të kalonim në faze kur ekipi i të mbrojturve mund të zgjedhë të thërrasë dëshmitarët për të mbështetur çështjen e tyre, kështu që ne e dimë se prokuroria kishte thënë dy vjet, por çfarë ndodh më pas nuk mund të themi mund të themi sepse gjyqtarët do të punojnë për t’i lëvizur gjërat shpejt”.

Zëdhënësi i Speciales theksoi rëndësinë e dëshmitarëve dhe provave në të gjithë procesin e gjykimeve në Hagë. Madje tha se Dhomat e Specializuara nuk duhet të bindin askënd për provat ose për cilësinë e tyre.
Ai shton se është punë e gjyqtarëve më pas që të shohin nëse provat e paraqitura kanë vlerë e janë të pranueshme.

“Unë mendoj që kjo pyetje vije më shumë nga keqkuptimi se çfarë roli kanë gjyqtarët e Gjykatës Speciale dhe rolin e panelit gjykues. Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale nuk duhet të bindin askënd për provat që vijnë ose edhe për cilësinë e provës sepse pala ende është në gjykim dhe janë Prokuroria dhe të mbrojturit ata që vendosin se çfarë duan të paraqesin dhe sido që të jetë prova që ata mendojnë se do ta bëjë rastin më të mirë, kështu që në rastin e Prokurorisë duan prova që ata mendojnë se do t’i vërtetojnë akuzat në aktakuzë dhe më pas duan që këto prova të sillen dhe pastaj është puna e gjyqtarëve të i marrin këto prova dhe ti vendosin para ligjit”.

RCCOLA

“Pra për çdo provë gjyqtarët duhet ta shikojnë nëse prova kanë vlerën e duhur dhe a janë të sigurta për çështjen e duhur poashtu edhe nëse provat janë autentike dhe janë të pranueshme dhe detyra e gjyqtarëve në këtë rast është ta vlerësojnë dhe vendosin në bazë të asaj që paraqitet sepse dhe ligji duhet të i pranojë provat dhe t’i trajtojë ato prova në vendimin përfundimtar, gjithashtu pala tjetër në procedim ka të drejtë për të kundërshtuar provat kështu që ky ndryshim mund të ngrejë çështje me provat e paraqitura nga Prokuroria ku Prokuroria thërret dëshmitarët dhe ata mund edhe të u bëjnë pyetje kështu provat mund të sfidohen dhe më pas gjyqtarët do t’i trajtojnë të gjitha provat dhe në fund do të vendosin të gjitha që ata e shohin të arsyeshme t’i vendosin para ligjit”.

Kur foli për mbajtjen e shumicë së seancave të mbyllura, ai tha se kjo po bëhet më qëllim që të mbrohen dëshmitarët ose viktimat në këto raste.

“Procedimet janë publike, megjithatë gjyqtarët do të vendosin të mbyllin seancat ose të bëjnë sesione private sipas rastit dhe kjo zakonisht ka të bëjë me mbrojtjen e dëshmitarëve ose viktimave në këtë rast, kështu që çdo pjesë e prokurorisë mbron viktima mund të anulojë dhe sesionet mund të kalojnë në sesione private dhe gjyqtarët do të bëjnë një përcaktim të kujdesshëm për provat apo nuk justifikojnë dhe në të vërtetë çfarë mund të bëjnë për të mbrojtur dëshmitarët”.

I pyetur për arkivat e Speciales, ai ritheksojë se Ligji i miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, parasheh që menaxhimin e bëjnë Dhomat e Specializuara edhe pas mbylljes. Ai sqaron se hapja e arkivave nuk është e mundur duke pasur parasysh ruajtjen e dëshmitarëve, raporton EO.
“Ligji që u miratua nga Kuvendi i Kosovës parashikon menaxhimin e arkivave pas mbylljes së Dhomave Speciale. Dhe dispozitat e ligjit thonë se depoja jonë e sigurt e arkivave do të mbahet jashtë Kosovës për arkivin dhe arsyeja për këtë është që dëshmitarët viktima dhe personat e tjerë të mund të vazhdojnë të mbrohen edhe pas mbylljes së Gjykatës”.

Ish-krerët e UÇK-së po përballen me akuza për krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999.