ARKATANA

Zëdhënësi i Grenell për mediat serbe: Tarifat janë mesazh i keq, reciprociteti është kundërproduktiv

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

I Dërguari Special i SHBA-ve për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell e ka bërë të qartë se taksat po dëmtojnë ekonominë e Kosovës.

Përveç kësaj, Grenell është shprehur gjithashtu nëpërmjet zëdhënësit të tij se tarifat janë gjithashtu mesazh i keq nga Kosova – se nuk është vend për të investuar dhe rritur bizneset, shkruan lajmi.net.

Ai u përgjigj në një pyetje të mediave serbe për të konfirmuar ose mohuar informacionin se SHBA do të pezullonte investimet në Kosovë deri në heqjen e tarifave.

Zëdhënësi i Grenell Dick Castin është përgjigjur për mediat serbe duke thënë se, Grenell ka dëgjuar nga pronarët kosovarë dhe të huaj të bizneseve në Kosovë se tarifa 100 për qind është shndërruar në pengesë.

HW

Përveç që është pengesë, sipas Castin, taksa po shkakton gjithashtu dëme të mëdha.

Grenell, tha Castin, ua bëri të qartë udhëheqësve politikë në Serbi dhe Kosovë se investimet amerikane në Kosovë mund të mos kenë efektin e dëshiruar në ekonominë lokale nëse mbeten tarifat.

“Ambasadori e bëri të qartë se zëvendësimi i tarifave me barriera të reja, të quajtura reciprocitet, gjithashtu do të ishin kundërproduktive për krijimin e vendeve të punës dhe punësimin e të rinjve”, tha Castin për Tanjug. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.