Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit: Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë vëmendjen e plotë të Sekretarit Blinken

/ 4 minuta lexim

Në Ditën e shtetësisë së Serbisë, Sekretari amerikan i Shtetit Amerikan, Antony Blinken, dërgoi një porosi mbështetjeje dhe fuqizimi për popullin serb dhe Ballkanin Perëndimor.

Optimizmi i plotë i Blinkenit për të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Serbi shkon përtej. Si dikush që flet rregullisht me Sekretarin Blinken dhe është i njohur me të menduarit e tij, Ned Price i tha “Pavlovic Today” se çfarë qëndron pas optimizmit të Blinkenit për marrëdhëniet SHBA-Serbi.

“Sekretari Blinken është, në thelb, optimist”, tha Price, zëdhënës i DASH-it. “Unë mendoj se duhet të jeni optimistë nëse do të jeni në biznesin e diplomacisë”, vuri në dukje ai. “Është ajo që na motivon, mendoj, shumë prej nesh duke e ditur se përmes angazhimit të SHBA-së, përmes udhëheqjes amerikane në skenën botërore, ne kemi një mundësi për të ndryshuar botën për mirë, për ta lënë botën pak më të sigurt, pak më të qëndrueshme, më të begatë dhe të mbushur me mundësi ekonomike për njerëzit në këtë vend, por edhe për njerëzit në mbarë botën”, tha Price. “Mendoj se ai optimizëm shihet i reflektuar në deklaratën që ai lëshoi sot”.

Sekretari Blinken tha se SHBA-ja “vlerëson partneritetin strategjik që gëzojmë me Serbinë”. I pyetur nga “The Pavlovic Today” për të folur më në detaje rreth mendimit të Blinkenit në lidhje me “partneritetin strategjik” midis dy vendeve, Price tha se Sekretari Blinken e konsideron marrëdhënien e SHBA-së me Serbinë një “partneritet strategjik” për shkak të natyrës së tij “me shumë plane”.

“E kemi një marrëdhënie të gjatë me Serbinë”, tha Price. “Kemi qenë me Serbinë gjatë dekadave, duke qëndruar në krah të saj si partner përballë sfidave të ndryshme”, deklaroi Price, duke iu referuar një game të gjerë çështjesh nga siguria te politika, te ekonomia dhe lidhjet që populli amerikan ndan me serbët.

“Siç e dini, Sekretari është investuar personalisht në shumë prej këtyre çështjeve në rajon. Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë diçka që kanë vëmendjen e tij të plotë”.

Mobi Casa

Më 1 shkurt, Blinkeni foli në telefon me presidentin serb Vuçiq. Sipas Price, sekretari amerikan falënderoi kreun e shtetit serb “për angazhimin konstruktiv që kishim parë nga presidenti dhe ekipi i tij në kuadër të dialogut të BE-së për të gjetur një rrugëdalje nga këto tensione”.

Duke komentuar parashikimet e Sekretarit Blinken se shpërblime të mëdha e presin popullin serb dhe një rajon të tërë pasi presidenti serb Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti të bëjnë “kompromise të vështira”, Price shpjegoi se çfarë shpërblimesh ka në mendje Blinken.

Sekretari Blinken, sipas Price, së bashku me Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretarin që mbikëqyr politikën e SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor, “vazhdimisht ka nënvizuar mundësitë që mund të vijnë me një zgjidhje për disa nga këto çështje shumë komplekse dhe të mprehta”.

Ka “mundësi”, sipas Price, që njerëzit e Serbisë dhe Kosovës “ta lënë rajonin më të gjerë të Ballkanit Perëndimor, pak më stabil, pak më të sigurt, duke ndërtuar në disa raste, fjalë për fjalë, rrugë dhe ura” midis komuniteteve në rajon.

“Kjo është pikërisht ajo që ne po kërkojmë të bëjmë në këtë rast”, tha Price. “Është ajo që ne po kërkojmë të bëjmë, me të vërtetë, me diplomacinë tonë nëpër rajone për të nxitur më shumë ndërlidhje dhe përmes ndërlidhjes së kësaj, ndërtimit të mirëkuptimit, ndërtimit të partneritetit dhe ndërtimit të sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit”.