FITORJA

Zëdhënësi i BE-së: Kurti dhe Vuçiqi e kanë pranuar tekstin e Marrëveshjes

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, ka thënë se të dy liderët, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë pajtuar për të pranuar propozimin e BE-së, dhe se nuk kishte pritje që atë ditë ai tekst të nënshkruhej.

Stano i bëri këto komente duke iu përgjigjur pyetjeve rreth dilemave se a e kanë pranuar apo jo Kosova dhe Serbia marrëveshjen për normalizimin e raporteve në takimin e 27 shkurtit, pasi presidenti i Serbisë, Vuçiq, nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Presidenti Vuçiq ka thënë se ai nuk ka dashur ta nënshkruajë pasi aty është pika, e cila kërkon edhe që Serbia të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare,e kjo nënkupton edhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Nuk kam çka të shtoj, por vetëm të përsëris tekstin e deklaratën që e ka dhënë përfaqësuesi i lartë (Josep) Borrell, me të cilën janë pajtuar të dy liderët. Nuk do të hyjmë në komentime të secilës deklaratë, apo secilit interpretim në rajon rreth asaj se për çfarë janë pajtuar. Kjo është shumë e qartë nga teksti“, ka thënë Stano, transmeton REL.

Duke iu referuar refuzimit që ai tekst të nënshkruhet nga palët, ai tha se “nuk ka qenë çështja e nënshkrimit, por diskutimet për propozimin për të cilin u pajtuan të dyja palët, se nuk ka më nevojë për diskutime shtesë rreth këtij propozimi evropian, i cili tash është shndërruar në marrëveshje për rrugën drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë”.

Kryeministri Kurti, të hënën mbrëma, pas takimit, kishte thënë në Bruksel se ai ishte i gatshëm të nënshkruante këtë marrëveshje menjëherë, por presidenti i Serbisë nuk ishte i gatshëm.

Mobi Casa

Presidenti Vuçiq, ndërkaq, ka thënë në një intervistë në një televizion të Serbisë se ai vërtet nuk ka dashur ta nënshkruajë këtë marrëveshje. Vuçiq ka folur më shumë për planin e implementimit.

Burimet në BE kanë thënë se plani i implementimit mendohet të jetë pjesë përbërëse si aneks i marrëveshjes, prandaj, kur të dakordohet ai plan, do të duhej edhe të nënshkruhet marrëveshja me aneksin si pjesë të saj.

Zëdhënësi i BE-së, Stano, ka thënë se diskutimet për planin e implementimit do të vazhdojnë.

“Po ashtu, kemi thënë qartë se kuptojmë se puna e mëtejme do të vazhdojë kur është fjala për diskutimet për implementim dhe të sigurojmë se do të ketë hapa konkretë në rrugën drejt normalizimit të raporteve“, ka thënë Stano.

Edhe në BE kanë konfirmuar se planifikojnë që takimi i radhës në nivel të lartë, pra mes kryeministrit të Kosovës, Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Vuçiq, të zhvillohet në Ohër në Maqedoninë e Veriut më 18 mars.

Ndërkohë, pritet që i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, të ketë takime në Prishtinë dhe Beograd për t’i përafruar qëndrimet rreth planit të implementimit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.