United Hospital

Zecevic: Çelësi i finales Kosovë-Serbi është në Washington, BE-ja s’ka fuqi

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Sa herë flitet për marrëveshjen finale në mes të Kosovës dhe Serbisë, gjithmonë shtrohet pyetja nëse Brukseli ka fuqi për të shtyrë palët drejt finishit. Profesori i Institutit për Studime Evropiane në Beograd, Slobodan Zecevic, në një intervistë për TV K1, ka thënë se Brukseli s’ka fuqi për ta zgjidhur problemin Kosovë-Serbi dhe se çelësi është Washingtoni, shkruan Gazeta Express.

Sipas profesorit serb, Bashkimi Evropian ka kontribuar në mënyrën se si Kosova sillet në dialog, derisa kujton kohën e heqjes së taksës si pasojë e presionit të Administratës së Trump.

“Unë mendoj se shqiptarët kanë një trajtim të veçantë në publikun evropian, ku opinioni i tyre është që ata janë viktima, dhe ata e kane ndjekur politikën e pastër të Kosovës për dekada”, ka thënë Zecevic.

Mobi Casa

Ai tutja ka folur për rëndësinë e zgjidhjes së problemit me Kosovën, duke thënë se është një prej çështjeve jetike në rrugën e Serbisë drejt BE-së.

“BE’ja duhet të përshpejtojë procesin për anëtarësimin e Serbisë, pavarësisht nëse zgjidhet ose jo çështja e Kosovës, kjo nuk varet vetëm nga ne”, ka shtuar tutje./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.