ZDF reportazh për rrugëtimin e Kombëtares në “Euro 2016”

Televizioni i njohur gjerman “ZDF” i ka kushtuar një reportazh të zgjeruar kualifikimit të Shqipërisë në “Euro 2016”. Ky televizion e cilëson këtë arritje si ëndrrën e madhe të realizuar për shqiptarët.
Rruga e gjatë, vështirësitë dhe emocionet e këtij suksesi në eliminatoret e fundit përshkruhen nga vetë protagonistët. Të intervistuar, janë futbollistë, trajneri Gianni De Biassi dhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
Televizioni gjerman kujton edhe një nga ngjarjet më të rëndësishme të eliminatoreve, ndeshjen e 14 tetorit të vitit 2014 në Beograd, e cila u ndërpre për shkak të dhunës dhe racizmit të tifozerisë serbe./express/