FIDANISHTJA

Zbuloni ushqimet që duhet të konsumoni kundër rrahjeve të shpejta të zemrës

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Takikardia është një çrregullim që ka të bëjë me rrahjet e shpejta të zemrës.

Rrahjet normale të zemrës kur trupi është në gjendje pushimi janë nga 60 deri në 100 rrahje për minutë.

Nëse zemra rreh më shumë se 100 rrahje për minutë, atëherë ky ritëm është tepër i shpejtë dhe një simptomë e takikardisë.

Sipas te dhënave takikardia mund të jetë një problem i përkohshëm ose edhe kronik në varësi të sëmundjeve të zemrës apo stilit të jetesës.

Ndjekja e një regjimi të shëndetshëm ushqimor është një nga rekomandimet kryesore që lëshohen nga mjekët.

Pijet pa kafeinë

Përdorimi i stimulantëve mund të jetë një shkak i shfaqjes së takikardisë.

Disa lloje medikamentesh dhe kafeina konsiderohen stimulantë.

Për të eliminuar rrezikun që vjen nga takikardia, hiqni dorë nga kafeina dhe alkoli.

Yndyrnat

Sëmundja e zemrës është një shkaktar dhe një faktor rreziku i rrahjeve të shpejta të zemrës.

Niveli i lartë i kolesterolit dhe mbipesha mund të rrisin rrezikun e komplikacioneve si takikardia.

FIDANISHTJA

Kosi pa yndyrë është një burim i shkëlqyer i kalçiumit dhe proteinës që ju mban të shëndetshëm.

Mos konsumoni shumë ushqime të skuqura, ëmbëlsira apo biskota të paketuara që përmbajnë shumë yndyrë.

Fruta dhe perime

Mundohuni të hani sa më shumë të gjelbra.

Konsumoni më shumë fruta, perime, produkte bulmeti pa yndyrë, proteina dhe drithëra të plota për të mbajtur tensionin e gjakut në nivele normale dhe për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Më pak sheqer

Nëse vuani nga takikardia, kufizoni sasinë e sheqerit.

Kur hani shumë sheqer, sidomos esëll, trupi reagon duke mbiprodhuar enzima, insulinë dhe adrenalinë.

Zemra rreh më shpejt falë hormoneve të çliruara në gjak.

Ekspertët thonë se mund të mos jetë e nevojshme që të hiqni dorë krejtësisht nga sheqeri.

Megjithatë sipas tyre është e rëndësishme të mos e teproni.

(Kosova Sot Online)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.