Eko Higjiena

Zbulon njerëzit që fshehin milionat në Zvicër, arrestohet gazetari

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Athinë – Reagime të jashtëzakonshme ka shkaktuar në Greqi urdhri i autoriteteve të rendit për arrestimin e një gazetari hulumtues, i cili në revistën e tij ka publikuar një listë me rreth 2 000 emra grekësh me llogari në bankat zvicerane, midis të cilëve ka edhe emra të elitës politike dhe asaj të biznesit të vendit.

Urdhër arresti i lëshuar nga një prokuror i Athinës për botuesin e revistës HOT-DOC, Kostas Baksevanis, jepet në një moment kur nga njëra anë qeveria greke përpiqet të zbulojë dhe të luftojë evazionin fiskal, por nga ana tjetër siç vërtetohet, po shmanget zbulimi i emrave të këtyre personave që dyshohet se kanë fshehur të ardhurat e tyre dhe nuk kanë paguar taksat përkatëse.

I fshehur në një shtëpi në Athinë, gazetari që akuzohet se ka shkelur ligjin për publikimin e të dhënave personale, shprehet se arrestimi i tij është një grusht ndaj fjalës së lirë.

Lista e botuar nga revista greke i është dhënë në mënyrë konfidenciale nga ish-ministrja franceze e Financave, Christine Legarde, tashme kreu i FMN, pastaj ish-ministri grek Jorgos Papakosntandinu, qysh në vitin 2010. Por ky i fundit jo vetëm që nuk e ka dorëzuar tek autoritet greke, por e ka fshehur dhe më pas ja ka dhënë pasardhësit të tij Evangjelos Venizellos, ndërsa në komisionin parlamentar ka theksuar se e ka humbur.

Mobi Casa

Lista përmban midis të tjerash emrat e disa politikanëve, pronarëve të grupeve mediatike, biznesmenë të njohur në vend. Lajmi ka bërë bujë të madhe edhe në mediat botërore, Wall Street Journal, Reuters, Figaro etj, raporton Top Channel.

Kreu i partisë më të madhe opozitare të radikalëve të majtë, Aleksis Tsipras ka deklaruar se Greqinë gjithë këto vite e ka udhëhequr një mafie e oligarkisë ekonomike, politike dhe mediatike, në bashkëpunim me një sistem politik te falimentuar.

Në mbrojtje të gazetarit hulumtues kanë dalë me mijëra gazetare, njerëz të thjeshtë dhe të rinj që kanë krijuar edhe një grup në mediat sociale për mbështetjen e tij.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.