Eko Higjiena

Zbulohet rroga e Shkëlzen Gashit

/ 1 minutë lexim
HW

Shkëlzen Gashi është në mesin e 15 lojtarëve më të paguar në kampionatin amerikan. Sipas të dhënave zyrtare, sulmuesi i kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi përfiton rreth 1.475.000 euro në vit.

Kjo e bën atë të renditet në vendin e 14 në klasifikimin e lojtarëve më të paguar. Deri më tani Gashi ishte më i paguari tek skuadra e Colorados, por gjërat do të ndryshojnë në vazhdim.

Marrëveshja që ka arritur Colorado me portierin amerikan Tim Howard, që i dha lamtumirën anglezëve të Everton, ka bërë që veterani të jetë më i paguari tek Colorado me rreth 2.300.000 në vit, duke zbritur shqiptarin në vendin e dytë.

FIDANISHTJA

Lojtari më i paguar në kampionatin amerikan është braziliani Kaka që përfiton mbi 6 milionë euro, ndërsa në “Top 5” janë edhe Sebastian Giovinco, Michael Bradley, Steven Gerrard dhe Frank Lampard.

Para Gashit renditen edhe emra të mëdhenj si Andrea Pirlo (6), David Villa (7), Robbie Keane (11) dhe Didier Drogba (13)./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.