ARKATANA

Zbulohet rroga e re e Rrahmanit, pas vazhdimit të kontratës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Amir Rrahmani ka arritur marrëveshje me Napolin për vazhdimin e kontratës.

Futbollisti kosovar ka qenë protagonist i ekipit italian në dy sezonet e fundit dhe kjo ka bërë që napolitanët të mendojnë ta “blindojnë” atë.

Dhe, mediat italiane raportojnë se aktualisht, përfaqësuesi kosovar paguhet 1,8 milionë euro në vit, përcjell “Gazeta Express”.

Uji Dea

E me kontratën e re, ish-futbollisti i Dinamo Zagrebit dhe Veronës do ta ketë rrogën vjetore 2,5 milionë euro.

Trajneri Luciano Spalletti e sheh Rrahmanin si lider të mbrojtjes, mbi të gjitha pas largimit të Kalidou Koulibalyt.

Pra, Napoli po e vlerëson kontributin e Rrahmanit, duke e shpërblyer atë me një kontratë më të majme.