FIDANISHTJA

Zbulohet rroga e majme e Armando Brojës te Chelesa

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Armando Broja po vazhdon me përpjekjet për ta realizuar ëndrrën e tij që të bëhet një futbollist protagonist te Chelsea përkundër konkurrencës së fortë që e ka në fazën e sulmit sidomos nga Aubameyang, Havertz dhe Sterling, shkruan Gazeta Express.

Por, sulmuesi shqiptar po e pret çdo shans për ta fituar besimin e trajnerit Graham Potter.

22-vjeçari i Kombëtares shqiptare ishte i huazuar për një vit te Southampton ku pati paraqitje fantastike, me të cilat e detyroi Chelsean ta kthej në skuadër dhe të mos e shes kartonin e tij për asnjë çmim te shumë klube të mëdha që kishin shprehur interesim për Brojën.

Uji Dea

Madje, klubi londinez kishte vendosur t’ia ofrojë një pagë mjaft të mirë Brojës. Sipas Forbes dhe Business Insight, 22 vjeçari i përfiton rreth 1.5 milionë euro neto në sezon nga Chelsea.

Kjo është vetëm paga e Brojës, i cili sigurisht se përfiton edhe më shumë se kaq përmes reklamave dhe sponsorëve të ndryshëm.

Javë më parë Chelsea e vazhdoi kontratën me Armando Brojën edhe për gjashtë vjet. Me këtë kontratë të fundit, sulmuesi do të qëndrojë në Stamford Bridge të paktën deri në vitin 2028. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.