UBT

Zbulohet prapaskena kriminale e financimit të fushatës elektorale

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Analistët politikë të cilët po merren edhe me përcjelljen dhe kostos së fushatës zgjedhore të partive politike, për nga mënyra e dizajnimit të fushatës dhe angazhimit të resurseve, konsiderojnë se zgjedhjet e 6 tetorit do të jenë zgjedhje me shpenzime rekorde nga partitë politike, që do të kalojnë me dhjetëra herë kufizimet ligjore të përcaktuara nga KQZ-ja.

“Nuk është hera e parë që partitë politike shpenzojnë shifra të mëdha parash gjatë fushatave parazgjedhore, para që i kanë vjedhur nga populli. Në çdo fushatë parazgjedhore në Kosovën e pas luftës kanë bërë kështu”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë të cilët po merren edhe me përcjelljen dhe kostos së fushatës zgjedhore të partive politike, për nga mënyra e dizajnimit të fushatës dhe angazhimit të resurseve, konsiderojnë se zgjedhjet e 6 tetorit do të jenë zgjedhje me shpenzime rekorde nga partitë politike, që do të kalojnë me dhjetëra herë kufizimet ligjore të përcaktuara nga KQZ-ja.

Sipas analistit politik, Faik Krasniqi këtë trend të shpenzimit të parasë në marketing elektoral, të pa kontrolluar dhe të pa kursyes, vetëm me synim të mashtrimit të opinionit publik për votën, partitë politike e kanë dëshmuar që të javën e parë të fushatës, kur vetëm për 3 ditë fushatë është raportuar nga OJQ-të për tejkalimin e 1 milion uro shpenzime.

RCCOLA

Analisti Krasniqi është i sigurt që edhe shpenzimet e kësaj fushate, do të mbeten pa raportim transparent, ngase subjektet politike me kohë janë kujdesur që të ketë zbrazësi ligjore që lejojnë manipulimin me raportimin final.

“Kështu që abuzimi me fonde e ka rrugën e hapur, derisa prokuroria e kontrolluar nga politika as që denjon të nisë ndonjë proces hetimor, pavarësisë raportimeve shqetësuese që vijnë nga monitoruesit e fushatës. Nuk është hera e parë që partitë politike shpenzojnë shifra të mëdha parash gjatë fushatave parazgjedhore, para që i kanë vjedhur nga populli. Në çdo fushatë parazgjedhore në Kosovën e pas luftës kanë bërë kështu. Populli e di dhe prapë vrapon pas tyre. Vrapon dhe i voton njerëzit dhe partitë që e kanë lëne të pa punë, pa bukë, pa arsim, pa shëndetësi, pa të ardhme për të dhe familjen e tij”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Edhe pse flitet shumë për anti-korrupsion dhe forcim të sundimit të Ligjit, Krasniqi thotë se kur ka të bëjë me financat e partive politike, të gjithë gjejnë një gjuhë të përbashkët dhe nuk bëjnë ligj që e sanksionon më ashpër mënyrat e raportimit dhe të bërjes transparente të fondeve të shpenzuara dhe donacioneve të pranuara.

”Këta kurrë nuk sjellin ndonjë ligj që e sanksionojnë vetveten. E kur flitet e pyetet për prokurorinë, për çfarë prokurorie po flasim? Për Prokuroritë e tyre? Po të kishim drejtësi të paanshme, këta që në kurrizin tonë po jetojnë si mbretër, sot do të ishin mbrapa grilave”, përfundoi Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.