UBT

Zbulohet pllaka në shtëpinë e cila gjatë viteve të 90-ta kishte shërbyer si ambulantë

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Viti – Në shtëpinë e cila gjatë viteve të 90-ta është shfrytëzuar nga Shoqata “Nëna Terezë” për shërbime humanitare dhe bamirëse për qytetarët e komunës së Vitisë” u bë sot shpalosja e pllakës në shenjë respekti për këtë shoqatë si dhe për Ramiz Mehmetin i cili asokohe kishte lëshuar Shtëpinë e tij që të shërbej si ambulantë me emrin “Nëna Terezë” ku shumë qytetarë të kësaj komune, kanë marrë shërbime shëndetësore.

Në ceremoninë e shpalosjes së kësaj pllake, përpos Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë pjesë edhe Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli me bashkëpunëtorë por edhe Zef Shala, përfaqësues i Shoqatës “Nëna Terezë” në nivel vendi si dhe disa personalitete të tjera të cilët kishin shërbyer dhe organizuar veprimtari humanitare asokohe në këtë shtëpi, në mesin e të cilëve ishin edhe shumë mjekë.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli tha se janë disa arsyeje pse ai sot është prezent në këtë ngjarje duke theksuar se një nga do është se vëllai i tij, Dr. Gani Demolli i cili ishte themeluesi i shërbimit shëndetësor të Shoqatës humanitare bamirëse” Nëna Terezë” e cila veproj pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës.

Ai ndër tjerash evokoi disa nga kujtimet për punën dhe veprën e Dr. Gani Demollit në aktivitetet bamirësie duke rrezikuar edhe jetën e tij vetëm e vetëm që të shërbej qytetarëve në nevojë. “Në vitet e 90-ta në kohën e okupimit dhe robërimit nga pushtetit Jugosllav, në kohën kur një numër i madh i personelit mjekësor shqiptar u dëbuan nga vendet e punës. Qoftë nga Spitalet, Ambulantat, shtëpitë e shëndetit ndër ta ishte edhe vëllai im i cili u dëbua nga puna dhe si aktivistë i shoqatës “Nën Tereza” erdhi një ditë me një ide në shtëpi, dhe tha kam ndërmend të hapi dhe themeloj një shërbim shëndetësor i cili do të punojë pa pagesë” u shpreh Ministri Demolli.

Ndërkaq Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili edhe ishte iniciator kryesor për vendosjen e kësaj pllake, falënderoi pronarin e shtëpisë Ramiz Mehmetin, por edhe të gjithë ata që në kohët më të vështira kanë qenë në shërbim të popullit. “Për vite të tëra kjo shtëpi kishte shërbyer si ambulantë duke qenë në shërbim të qytetarëve të Vitisë si dhe bashkë me ambulantet ndihmese ndërlidhëse të shëndetësisë primare në tërë komunën dhe atë në kushte të robërisë dhe më të vështira që i kishim asokohe “ u shpreh Haliti.

Ai ndër tjerash potencoi se në shenjë përkujtimi dëshiron të përkujtojnë nikoqirin por edhe stafin e mrekullueshme të asaj kohe në krye me Fetih Hetem,i por edhe të gjithë ata që kanë kontribuar në kohët më të vështira të popullit.

Mobi Casa

Ndërkaq Zef Shala, nga Shoqata “Nëna Terezë” në nivel vendi tha se kjo shoqatë për një kohë shumë të shkurtër ka arritur të këtë vullnetar gjithë andej Kosovës. “Brenda një kohë shumë të shkurtë shoqata “Nëna Terezë” arriti qet t`i këtë 7200 vullnetar gjithë andej Kosovës, dhe rreth 1800 mjekë në gjithë Kosovën” u shpreh Shala.

Ndërkaq, Fetih Hetemi, falënderoj institucionet komunale të cilët po e shënojnë punën e bamirësve të asaj kohe duke përmendur se ky objekt ishte shkatërruar nga forcat e armatosura serbe për shkak të veprimtarisë së saj. “Me 23 mars forcat e armatosura serbe e kishin rrethuar këtë objekt me 7000-8000 forca, me autoblinda dhe nuk na kanë lejuar të kryejmë punët tona të përditshme dhe në fund ata rrënuan objektit duke e bërë rrafsh me tokë” u shpreh Hetemi.

Zbulimin e pllakës e bënë Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti së bashku me Ministrin e FSK-së, Haki Demolli si dhe Zef Shalën nga shoqata “Nëna Terezë” në nivel vendi si dhe disa të tjerë.

Po ashtu në fund Kryetari Haliti ndau mirënjohje për të gjithë ata që kanë kontribuar asokohe.

Ndërkaq në emër të Ramiz Mehmetit mirënjohjen e pranoj nipi i tij Emrush Mehmeti nga fshati Beguncë./rajonipress/