United Hospital

Zbulohet pika e fortë dhe pika e dobët e Megi Pojanit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Që në nisje të “Dancing With the Stars”, Megi Pojani dhe balerini i saj Jurgen Balaj treguan se kanë një raport mjaft të mirë. Gjatë një interviste për “Ftesë në 5”, balerini i Megi Pojanit u pyet për pikat e forta dhe të dobëta të aktores.

Jurgeni u shpreh se Megi është shumë punëtore, duke këshilluar edhe konkurrentët e tjerë të “marrin shembull”.

“Është shumë punëtore dhe kjo është pika e saj më e fortë që është shumë e dëgjuar. Çfarëdolloj gjëje që i korrigjon ose i kritikon, ajo punon me orë të tëra, është gati për të punuar me orë të tëra”- u shpreh mes të tjerash balerini.

UBT

Sa i përket pikës së dobët, ai fillimisht hezitoi, por më pas veçoi me humor “sensualitetin.”

“Se di… por dua të them që jo çdo performancë që shihet në televizor ka qenë si në hapat e parë. Kështu që nuk mendoj pikë të dobët diçka te Megi… Mund të them që sensuale, është shumë sensuale saqë edhe juria thotë uleni pak dozën e sensualitetit”– tha Jurgeni.

Kujtojmë se Megi Pojani ka dhuruar show mbrëmjen e të premtes me kërcimin e saj me Jurgenin, në një tango befasuese, në shtrat, me lëvizje sensuale dhe provokuese.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.