FITORJA

Zbulohet përqindja e parave që do ta marrë Lazio nëse Mallorca e shet Muriqin

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Vedat Muriqi do të bëhet sot edhe zyrtarisht futbollist i ri i Mallorcas.

Sulmuesi kosovar pritet ta nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me klubin spanjoll pasi t’i kalojë vizitat mjekësore.

Nga shitja e Muriqit, Lazio do t’i fitojë 9,4 milionë euro, të përfshirë këtu edhe bonuset.

Por, mediumi italian “La Repubblica” zbulon se në kontratën e “Piratit” ekziston një risi, përcjell “Gazeta Express”.

Fundamenti

Në fakt, nëse klubi spanjoll e shet në të ardhmen prizrenasin, Lazio do t’i marrë 45 për qind të parave të shitjes së kartonit të përfaqësuesit kosovar.

Muriqi kishte edhe opsione të tjera si Galatasaray në Turqi dhe Hull City në Angli, por në fund vendosi për Mallorcan, aty ku i kaloi gjashtë muaj fantastikë në formë huazimi, duke i realizuar 5 gola dhe duke i bërë 3 asistime në 16 ndeshje të zhvilluara.

Kurse, tek Club Brugge nuk i kaloi vizitat mjekësore dhe me këtë rast ra në ujë opsion belg. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.