Mobi Casa

Zbulohet në Karadak lapidari i 166 dëshmorëve dhe martirëve

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan- fshatrat Myqibabë, Lipovicë dhe Borincë të dielën e kanë zbuluar pllakën përkujtimore të 166 dëshmorëve dhe heronjve nga luftërat 1912, 1941, 1945 dhe 1999. Qemajl Mustafa i cili edhe zbulojë pllakën përkujtimore tha se ky lapidarë na kthen kujtesën dhe nderon luftën e këtyre brezave për liri e çlirim kombëtarë.

Në fshatin Myqibabë solemnisht të dielën është zbuluar lapidari-pllaka përkujtimore që mbanë emrat e 166 dëshmorëve dhe të martirëve të luftërave të viteve 1912, 1941, 1945 dhe 1999. Në zbulimin e lapidarit pas shumë banorëve ishte edhe Qemajl Mustafa kryetar i Gjilanit.

Mustafa së bashku me familjarët e dëshmorëve dhe udhëheqësit e fshatrave Myqibabë, Borincë dhe Lipovicë e zbulojë lapidarin ku janë të skalitur emrat e 166 dëshmorëve. Me këtë rast Qemajl Mustafa tha se ky lapidarë është i rëndësishëm sepse na kthen kujtesën dhe nderon luftën e këtyre tre brezave për liri e çlirim kombëtarë.

Uji Dea

Mustafa tha se heronjtë dhe dëshmorët e këtyre viteve na kanë hapur rrugën që ne të ecim tutje, të edukohemi dhe të punojmë për të mirën e vendit dhe shtetit.”Është mirë që në këto festa të nëntorit të bashkohemi të gjithë sepse lufta e vitit 1912 dhe e atyre burrave të malësisë së Karadakut kishte të vetmin qëllim që ta kthejë dinjitetin e këtyre fshatrave dhe të këtyre trevave. Unë ju porosisë që të edukoheni, të arsimoheni dhe të zhvilloni ekonominë edhe në këto fusha sepse pa këto komponentë edhe nuk mund të ecim tutje” ka thënë Mustafa.

Emrush Zymber i cili foli në emër të fshatit Myqibabë ka shpjeguar për zhvillimet dhe rrjedhat historike të luftërave të Karadakut duke spikatur komandantin Ymer Saqipin-Zymberin. “Të gjitha këto luftëra që janë zhvilluar në fshatrat Myqibabës, Borincës dhe Lipovicës kishin vetëm një synim, ruajtjen e trojeve shqiptare. Këto fshatra ishin pararojë sikurse që janë edhe sot e mbrojtjes së kufirit Kosovë- Serbi” tha Zymberi.

Edhe Tahir Arifi i cili foli në emër të fshatit Lipovicë tha se Karadaku ka dhënë burra e heronj dhe ka arsye të mburret e të krenohet për këto gjenerata. Xheladin Ibrahimi dhe Mursel Zymberi në emër të organizatorëve kanë thënë se e kishin borxh që këtë lapidarë tua lënë gjeneratave të reja për këtë 100 vjetor të shtetit shqiptarë./rajonipress/