FIDANISHTJA

Zbulohet misteri i kruarjes

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Hulumtuesit amerikanë kanë zbuluar enigmën se prej nga vjen të kruarit: kjo ndjenjë jo e këndshme ka rrënjët në një qelizë në palcën kurrizoreStudiuesit amerikanë i kanë rënë në gjurmë zgjidhjes së enigmës së të kruarit.

Sipas tyre, një molekulë që është e vendosur në një qelizë specifike nervore në palcën e kurrizit është përcaktuese për këtë ndjenjë. Ata, siç njofton revista profesionale “Science” e të premtes këtë zbulim e kanë bërë te minjtë dhe shpresojnë se edhe te njerëzit mund të jetë e njëjta gjë.

Nga eksperimentet e bëra me brejtësit, hulumtuesit amerikanë kanë konstatuar se qeliza nervore pas prekjes së molekulës së ashtuquajtur Nppb dërgon një sinjal që truri e percepton si kruarje.

Uji Dea

Shkencëtarët e National Institut of Health (NIH) në Bethesda u kanë vënë minjve disa substanca që shhkaktojnë kruarjen. Por, në rastet kur atyre u është hequr molekula Nppb ose qeliza nervore përkatëse, kruarja nuk është paraqitur fare. “Ata, thjesht, nuk kruheshin më”.

Nppb bën pjesë në materiet trurore që dërgojnë sinjale të ndjenjave nga një nerv te tjetri.

Pasi që sistemi nervor i miut është i ngjashëm me atë të njeriut, sipas shkencëtarëve të lartpërmendur edhe kruarja shkaktohet te njerëzit njësoj sikur te minjtë. Hulumtimet e fundit mund të çojnë në zhvillimin e medikamenteve që sulmojnë molekulën e përmendur, që shkakton kruarjen. Mirëpo, studiuesit thonë se problemi me molekulën e përmendur qëndron në faktin se ajo paraqitet edhe në organe tjera si në zemër, veshka etj. Për këtë arsye, përpjekja për ta kontrolluar molekurlën në palcën kurrizore mund të shkaktojë efekte të padëshiruara anësore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.