ARKATANA

Zbulohet lista e Kosovës për dy ndeshjet e radhës, ka risi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Trajneri Bernar Challandes ka hequr dilemat e fundit për të kompletuar listën e Kosovës për dy ndeshjet e ardhshme me Maltën dhe Ishujt Faroe. Sport News mëson që trajneri zviceran ka bërë tre ndryshime në emra, ndryshe nga grumbullimi i shtatorit.

Mbrojtësi Ardin Dallku, mesfushori Valon Berisha dhe sulmuesi Lirim Kastrati zëvendësojnë Kastriot Dermakun, Bersant Celinën dhe Jetmir Krasniqin. Dilemën e fundit, Challandes e ka pasur me mbrojtësin Ardin Dallku, por pas angazhimit me Voskla Poltavan në Ligën e Evropës, 67-vjeçari ka vendosur ta rikthejë te Kosova, vëllanë e vogël të Armend Dallkut.

Për herë të parë në karrierë është ftuar sulmuesi Lirim Kastrati. 19-vjeçari me Lokomotivën e Zagrebit ka shënuar 6 gola në Kroaci, duke ndarë vendin e parë në listën e golshënuesve me serbin Komnen Andrić. Kastrati do të sjellë të Kosova një tip tjetër të sulmuesit që me të vërtet i është dashur dardanëve, ndryshe nga Atdhe Nuhiu e Vedat Muriqi që kanë stil pothuajse të njëjtë.

Sipas burimeve të Sport News kjo është lista e plotë e 24 futbollistëve të ftuar nga Challandes te Kosova, listë të cilën pritet ta zyrtarizojë të premten pasdite.

Uji Dea

Portierë:
Samir Ujkani – Caykur Rizespor
Faton Maloku – FK Kukësi
Visar Bekaj – FC Prishtina

Mbrojtës:
Amir Rrahmani – GNK Dinamo Zagreb
Fidan Aliti – KS Skënderbeu
Mergim Vojvoda – Royal Excel Mouscron
Ardin Dallku – FC Vorskla Poltava
Leart Paqarada – SV Sandhausen
Benjamin Kololli – FC Zurich
Arbenit Xhemajli – FC Neuchatel Xamax

Mesfushorë:
Valon Berisha – Lazio
Hekuran Kryeziu – FC Zurich
Herolind Shala – IK Start
Idriz Voca – FC Luzern
Besar Halimi – Brøndby
Bernard Berisha – Akhmat FC
Arbër Zeneli – SC Heerenveen
Milot Rashica – SV Werder Bremen
Edon Zhegrova – K.R.C. Genk
Donis Avdijaj – FC Willem II

Sulmues:
Elbasan Rashani – Odds BK
Vedat Muriqi – Caykur Rizespor
Atdhe Nuhiu – FC Sheffield Wednesday
Lirim Kastrati – Lokomotiva Zagreb

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.