Zbulohet kundërshtari i radhës i ‘Tysonit shqiptar’
Nuri Seferi ka mësuar emrin e kundërshtarit të tij të radhës.Boksieri shqiptar, Nuri Seferi, ka mësuar emrin e kundërshtarit të tij për sfidën e radhës, atë të rikthimit pas humbjes së fundit që pësoi.
Seferi bëri të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se do të luftojë kundër boshnjakut, Damir Beljo, i cili gjerë tani nuk e ka asnjë humbje.
“Të dashur miq para disa orëve Promoteri im Erol Caylan më konfirmoi për perfundimin e bisedimeve për ndeshjen e rradhës që do të jetë kunder Kampionit aktual të Europes, Kroatit me nënshtetsi të Bosnes Damir Beljo që është ende i pamposhtor me 20 ndeshje , 20 fitore ( 17 me KO ).
Kjo ndeshje e cila do të zhvillohet në Mostar të Bosnes me 5.Shtator.2015 do të jetë e vlefshme edhe si ndeshje eliminatore për të sfiduar Kampionin e Botes Marco Huck në nëntor të Vitit 2015.
” Etjen time për tu kthyer me fitore në menyr dinjitoze cdo dit e më shum e ndjej dhe me padyrim pres sfiden e shtatorit që me knaqsin më të madhe e pranova këtë sfid të veshtir por besoi shum se me krenarin më të madhe do ta kaloi”, njoftoi Seferi. /Express/


