Eko Higjiena

Zbulohet kompleksi memorial i luftëtarëve të Hysen Tërpezës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në fshatin Tërpezë të Vitisë është shpalosur sot kompleksi memorial kushtuar Muharrem Cakaj, Ejup Xhema, Fazli Hajdari si dhe Adem Alia luftëtarëve të brigadës së komandantit Hysen Tërpeza të vrarë gjatë vitit 1945.

Në shpalosjen e këtij lapidari kanë marrë pjesë qytetarë , përfaqësuesve të Komunës së Vitisë, përfaqësues të nivelit qendror si zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli, deputeti Liburn Aliu si dhe shumë personalitete të skenës politike dhe kulturore.

Begjet Pacolli , duke folur rreth kontributit të ushtarëve dhe veprimtarëve për lirinë e vendit tha se tubimet e tilla na sjellin në kujtesë ngjarje dhe personalitete të rëndësishme që sipas tij mbi supet e tyre mbartnin barrën e mbijetesës dhe të heroizmit tonë nëpër kohëra. “ Vajzat dhe djemtë tanë ishin trashëgimtarë të atdheut si Hysen Tërpeza me shokët e tij, të cilët ne sot po i respektojmë në mënyrë institucionale në ngritjen e një lapidari sikur se po e ngremë sot” u shpreh Pacolli.

Fundamenti

Ai tha se dashurinë dhe respektin e veçantë do ta kemi për dëshmorët tanë duke i përkujtuar ata ne nderojmë veprën e tyre si dhe njëherit e përjetësojmë atë.

Nexhmedin Arifi kryetar i Komunës së Vitisë pasi e çmoj lartë kontributin e ushtarëve të brigadës së Komandantit Hysen Tërpeza tha se gjaku i tyre i derdhur për liri ishte një frymëzim për gjeneratat e së ardhmes. “ Gjaku i derdhur para 67 viteve ishte një frymëzim për gjeneratat e reja, që nuk i ndalën deri në fitoren e luftës nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës në vitin 1999 dhe falë tyre ne sot jemi të lirë dhe po ngremë lapidar, buste dhe komplekse atyre që kontribuuan për lirinë e këtij vendi. Pas zbulimit të lapidarit dhe përurimit të kompleksit memorial u dha edhe një program i pasur kulturoro dhe artistik. /rajonipress/

Mund të ju interesoj: