RCCOLA

Zbulohet ilaçi që i jep fund dëmtimit të dhëmbëve

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Tani e tutje nuk do të keni më frikë nga dentisti. Është zbuluar një metodë e re e pa dhimbshme e cila do të rregullojë dhëmbët e juaj pa ndjerë as një pikë dhimbje.

Kërkuesit nga Instituti Wyss në Universitetin e Harvardit në bashkëpunim me Universitetin e Nottingham, kanë zbuluar një formë të re për kontrollin e dhëmbëve dhe rregullimin e tyre.

Kërkuesit vendosën t’i japin fund luftës së dëmtimit të dhëmbëve duke krijuar një biomaterial i cili jo vetëm që riparon dhëmbët, por edhe e parandalon prishjen e tyre.

Eco Higjiena

Kjo biomaterie e re është sintetike dhe punon në lidhje me indin që gjendet brenda dhëmbit.

Ajo stimulon qelizat që vijnë në kontakt me indin dhe fillon procesin e shërimit dhe rigjenerimit. Kjo metodë ka filluar të cilësohet ‘udhëtim në kohë” pasi që nga tani nuk do të kenë nevojë të shkoni te dentisti për kontroll, prishjen e dhëmbëve mund ta parandaloni edhe vet ju, duke u bërë vet mjek i vetvetes.