Zbulohet ilaçi kundër lodhjes

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

​Njerëzit janë gjithmonë e më shumë të lodhur, për shkak të dinamikës së ditëve me orare të tejzgjatura dhe me një stres të papërmbajtur. Por, tashmë është zbuluar ilaçi.

Për të qenë më aktivë, mjafton të ulni dozat e kofeinës, të pini ujë mjaftueshëm, të mos mendoni për punën gjatë gjithë ditës, si dhe të konsumoni fruta dhe perime në masë.

Mund të konsumoni deri në dy apo tre filxhanë kafe në ditë, por jo më tepër. Mjekët shpesh kanë paralajmëruar që kafja të eliminohet tërësisht gjashtë orë para gjumit.

Mobi Casa

Një tjetër faktor i rëndësishëm që ju bën të ndiheni më të dobët dhe të acaruar, mbetet edhe mungesa e hekurit. Kjo shkakton edhe vështirësi në përqendrim. Sapo të zgjoheni, keni nevojë për ushqime, të cilat ju japin energji.

Ushqimet e paketuara shkaktojnë ndjesi dobësie. Po të zbatoni deri në detaj këto këshilla, ju nuk do të ndjeheni aspak të lodhur.