Mobi Casa

Zbulohet identiteti i kosovarit të vdekur nga i ftohti në Hungari

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Shtetasi kosovar që është gjetur pa shenja jete në kufirin Serbi-Hungari është I. F., nga një fshat i komunës së Ferizajt, (identiteti i tij është i njohur për redaksinë).

Gazeta Tribuna ka mësuar se viktima është i vitit 1960 dhe është gjetur 15 metra në brendi të territorit hungarez i ngrirë nga të fohtit.

Sipas burimeve të Tribunës, autoritetet shtetërore tashmë e kanë njoftuar familjen e të ndjerit, për sa kohë që trupi i pajetë i kosovarit ndodhet në Mjekësinë Ligjore dhe është duke iu bërë autopsia nga autoritetet e këtij shteti.

UBT

Për këtë është informuar edhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Budapest e cila sot gjatë ditës do të dalë me një qëndrim përkitazi me rastin.

Ndryshe, Ambasada e Republikës së Kosovës në Hungari është informuar nga autoritetet e shtetit hungarez për gjetjen e trupit të pajetë të një shtetasi të Kosovës në territorin e Hungarisë.

“Autoritetet hungareze kanë bërë identifikimin e trupit të pajetë dhe janë në kontakte të vazhdueshme më Ambasadën e Kosovës në Budapest për ndriçimin e rrethanave të ngjarjes. Ambasada e Kosovës në Hungari ka filluar procedurat për kthimin sa më shpejt të trupit të pajetë të shtetasit kosovar në atdhe. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka vendosur kontakte me familjarët e të ndjerit, të cilëve iu ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e të afërmit të tyre”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.