Uji Dea

Zbulohet çaji që vret kancerin

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Vetitë shëruese të këtij lloji të çajit njihen qëmoti, mirëpo risia për të gjithë ne është se ky lloj i ajit vret qelizat e kancerit.

Kjo do të mund të ndikonte në prodhimin e ilaçeve të reja për ta luftuar këtë sëmundje. Së fundi është zbuluar se një përbërës nga çaji i gjelbër vret qelizat e kancerit në gojë, e qelizat e shëndosha më pas mbesin të paprekura. Tash e një kohë të gjatë është vërtetuar se ky lloj i çajit është shërues, e tani shkencëtarët e kanë zbuluar edhe arsyen. Ky zbulim, shpresojnë shkencëtarët, do t’i dërgojë në trajtime të reja në shërimin e kancerit të gojës, por edhe për format e tjera të kancerit.

FIDANISHTJA

Shkencëtarët nga “Penn State Univesity” në Amerikë kanë zbuluar një përbërës unik dhe shumë interesant, që njeh edhe qelizat e prekura apo të dëmtuara. Hulumtimet kanë vërtetuar se substanca e emërtuar “epigalokatehin-3-galat”(EGCG), përbërës nga çaji i gjelbër, vret qelizat e kancerit në gojë, duke mos i dëmtuar qelizat e shëndetshme me atë rast.

Çaji i gjelbër qetëson nervat, por edhe është i efektshëm për ata që janë në dietë. Shkencëtarët besojnë se substanca “EGCG” nxit procese të ndryshme në mitokondri – organelet që prodhojnë energjinë – që sjell deri te vdekja e qelizave, e me atë rast “godet” vetëm qelizat e sëmura.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.