KKVITI

Zbulohet busti i Besnik Marocës

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Për nderë të 18 Qershorit Ditës së Çlirimit të komunës së Kamenicës, të martën është bërë zbulimi i bustit të heroit “ Besnik Maroca”. Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, me këtë rast ka thënë se dëshmorët meritojnë respektin më të madh institucional e kombëtarë.

Besnik Maroca, ka qenë një djalë guximtarë i cili edhe dha jetën për lirinë e Kosovës, sikurse edhe shumë luftëtarë të tjerë që flijuan jetën e tyre që për Kosovën e lirë, që ne sot po e gëzojmë të gjithë.Ne po punojmë që të realizojmë objektivat tona, por edhe që të respektojmë amanetin e dëshmorëve për një qytet me vlera dhe të arritura” ka thënë Surdulli.

Ndërkaq, Milaim Limani, Kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka thënë se Besnik Maroca lindi në Kamenicë, më 16 tetor 1975, emër ky qe pushka dhe rezistenca e Besnik Maroces dhe bashkëluftëtarëve te tij sollën lirin ne Kamenicë.

Mobi Casa

Ai tha se, Besniku rrjedh nga një familje me traditë të pasur atdhetare të cilën e karakterizon një e kaluar e lavdishme përballë shumë shkelësve te mëhershëm osman dhe atyre Serbë e së fundi për ta vulosur me gjak fjalën Liri.

Zbulimin e bustit u bënë Kryetari i Komunës së Kamenicës, Mr.Shaip Surdulli, Kryetari i Organizatës së Veterantëve të Luftës së UÇK-së dhe familjarë të heroit Besnik Maroca.

Njëherit, kurora lulesh dhe homazhe u bënë edhe te varrezat e dëshmorëve si dhe te lapidari i Vëllezërve Krivaqa dhe Agush Isufi në Kamenicë./rajonipress/