Eko Higjiena

Zbulohet analiza e re e cila mund të detektojë herët tetë lloje të kancerit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Zbulimi i hershëm i kancerit është çelësi për zvogëlimin e numrit të vdekjeve nga kjo sëmundje.
Kështu thuhet në hyrje të abstraktit të publikimit të artikullit në revistën “Science” nga grupi i shkencëtarëve Joshua D. Cohen, Lu Li, Yuxuan Wang, Christopher Thoburn, Bahman Afsari, Ludmila Danilova, Christopher Douv dhe të tjerë.

Ky grup shkencëtarësh kanë arritur të zbulojnë një lloj analize të re e cila mund të jap diagnozë të hershme për tetë lloje të kancerit.

Testi i gjakut i cili bëhet përmes vlerësimit të proteinave dhe mutacioneve në ADN, mund të zbulojë herët kancerin e vezoreve, mëlçisë, lukthit, pankreasit, ezofagut, zorrës së trashë, mushkërive dhe gjirit, transmeton Gazeta Shneta.

Testi i cili quhet “CancerSEEK” është kryer në 1005 pacientë dhe ka rezultuar pozitiv në 70 për qind të tyre, në të gjitha llojet e sëmundjes vdekjeprurëse.

ARKATANA

Kirurgu i njohur nga Kosova, Dr. Avdyl Krasniqi, e konsideron këtë analizë si një nga zbulimet më të rëndësishme në mjekësi.

“Të gjitha këto lloje të kancerit fatkeqësisht në shumicën e rasteve diagnostikohen shumë vonë, kanë prognozë të keqe dhe kanë vdekshmëri të lartë. Të shpresojmë që sa më shpejtë të fillojë aplikimi klinik masiv i kësaj metode të re diagnostike”, deklaron Dr. Krasniqi.

Madje ai shprehet se nëse kjo analizë jep rezultatet e pritura, atëherë autorët do të mund të jenë fituesit e ardhëshëm të çmimit Nobel. /

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.