RCCOLA

Zbulohet agjenda e Kosovës para lojës me Anglinë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar sot agjendën e Përfaqësueses së Kosovës para ndeshjes së të dielës me Anglinë, shkruan Gazeta Express.

“Dardanët” do ta presin fuqinë botërore në mbyllje të kampanjës kualifikuese për Euro 2020.

Verdhekaltrit e zhvilluan mbrëmë ndeshjen me Republikën Çeke, nga e cila humbën 1:2, ndërsa janë kthyer në mesnatë në atdhe.

KKVITI

Ekipi i Bernard Challandes do ta zhvillojë sot një seancë stërvitore nga ora 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndërkaq, trajneri Challandes do ta mbajë nesër një konferencë për shtyp nga ora 17:15, kurse Kosova do të ushtrojë nga ora 18:00.

E anglezët nuk do të ushtrojnë fare në Kosovë, por vetëm do ta mbajnë një konferencë për shtyp nga ora 19:30. /Gazeta Express/