Zbulohen një numër i konsiderueshëm i rasteve të vjedhjeve në Gjilan
Gjilan – Besohet se vjedhjet kanë ndodhur nëpër oborre të shtëpive, nëpër xhami, dhe vetura, kryesisht në qytetin e Gjilanit.
Policia e Kosovës njësitet hetuese të stacionit policor të Gjilanit gjatë javëve të fundit përmes rrugëve operative dhe informatave të qëndrueshme kanë arritur t`i identifikojnë dhe t`i arrestojnë (6) gjashtë persona të dyshuar të gjithë të mitur me banim të përhershëm në Gjilan.
Në bazë të dëshmive dhe provave të qëndrueshme besohet se këta persona kanë kryer së paku dymbëdhjetë raste të Vjedhjeve si: Në gjashtë raste “vjedhje të rënda”, së paku gjashtë raste “vjedhje” tjera, në tri raste “asgjësime apo dëmtime të pasurisë’.
Besohet se vjedhjet kanë ndodhur nëpër oborre të shtëpive, nëpër xhami, dhe vetura, kryesisht në qytetin e Gjilanit.
Ndaj tre të dyshuarve të mitur mbi moshën 14 vjeçare janë ngritur kallëzime penal për veprat e cekura më lartë, besohet se ata kanë vepruar si grup dhe lëndët e tyre janë proceduar në Prokurori në procedurë të rregullt njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/


