FIDANISHTJA

Zbulohen eshtrat e të vrarëve nga fshati Lubishtë nga viti 1913

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në vendin e quajtur “Te mulliri i Tafës” në afërsi të fshatit Podgorc, janë gjetur mbetjet mortore të të vrarëve të fshatit Lubishtë në vitin 1913.

Eshtrat e të ekzekutuarve u gjetën derisa po punohej në ndërtimin e lapidarit, aksion ky i marrë me iniciativën e banorëve për nderimin e këtyre viktimave. Në këtë vend, supozohet të jenë tri varreza masive ku konsiderohet të jenë varrosur 80 deri 90 persona, kryesisht banorë të fshatit Lubishtë.

Ahmet Ahmeti banorë i fshatit Lubishtë, theksoi se iniciativën për ndërtimin e Lapidarit për këto viktima, e kemi marrë me rastin e 100 vjetorit të kësaj ngjarje dhe derisa po gërmonin me eskavator, kemi hasur në eshtra të njerëzve. “Përpos eshtrave kemi gjetur gëzhoja plumbash, gjësende të metalta, si dhe kapse rrobash. Në bazë të eshtrave që I kemi gjetur supozohet se këtu kemi të bëjmë me një të ri që I përket moshës nën 20 vjeçare”, tha Ahmeti.

Uji Dea

Duke folur rreth ngjarjes, ai tha se brez pas brezi është bartur informacioni se këtu në këtë vend është varreza masive ku janë varrosur të ekzekutuarit e fshatit të tij. Ata ishin marrë nga grupe të armatosura të serbëve lokal, dhe ishin sjell aty për t`i ekzekutuar.

Sipas të fjalëve të pleqve, këtu flitet se janë varrosur edhe njerëz të plagosur të gjallë, që janë mbuluar me dhe, tha ai. Ky aksion ishte I drejtuar vetëm ndaj popullatës së Lubishtë që konsiderohet si shenjë hakmarrje për këtë lokalitet. Banorët e fshatit Lubishtë, në bashkëpunim edhe me shoqatën humanitare “Lubishta” me seli në Bern të Zvicrës, anë marrë iniciativë për ndërtimin e një lapidari për të vrarët, si dhe në hapjen e rrugës në gjatësi prej 600 metrash, projekt ky i cili do të realizohet me vetekontributin e banorëve. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.