Zbulohen disa lloje të reja të antibiotikëve

Një familje e re antibiotikësh prej 25 llojesh është zbuluar në Shtetet e Bashkuara.Mjekësia që prej 1987, ku është zbuluar antibiotiku i fundit, po luftohet gjithnjë e më pa rezultat me mikrobe mjaft rezistente, të cilat kanë fituar imunitet ndaj këtyre medikamenteve.
Grupi i shkencëtarëve të Universitetit Veri – lindor në Boston në bashkëpunim me një kompani të vogël farmaceutike, prej disa kohësh po punojnë në këtë drejtim.
Sipas tyre, klasa e re e antibiotikëve ka rezultuar mjaft shprësëdhënëse në eksperimentet te minjtë, duke luftuar me efikasitet që nga stafilokoku e deri te turbekulozi. Studimi në fjalë është botuar edhe në revistën e specializuar “Natyra”.
Shkencëtarët kanë përdorur një teknikë të re për të zbuluar këta antibiotikët, duke mbjellë në tokë një sasi të caktuar bakteriesh të ndryshme.
Më tej, ata kanë marrë dheun që ka ndërvepruar kimikisht me këto gjallesa dhe e kanë testuar në laborator me anti-mikrobe dhe kjo teknikë ka dhënë rezultate interesante në zbulimin e teksobaktinës – medikamenti më shpresëdhënës në këtë familje të re prej 25 antibiotikësh.
Sipas shkencëtarëve, me këtë mënyrë mund të trajtohet gjysma e bakterieve të njohura, për të prodhuar më pas medikamentin e nevojshëm. Tani pritet që autoritetet përkatëse të japin leje për nisjen e testimeve te njerëzit. /Klan/