Fundamenti

Zbulim i ri në luftën kundër kancerit që shpëton mijëra njerëz

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në një hulumtim të realizuar së fundmi, thuhet se trajtimi i kancerit që mëson trupin të sulmojë tumorin do të shpëtojë jetën e dhjetëra mijëra pacientëve, thonë hulumtuesit.

Ekspertët besojnë se ky mund të jetë një hap i madh përpara avancimit të shërimit të kancerit që nga trajtimi me kimioterapi, dhe thuhet se brenda pesë viteve mund të zëvendësoi metodat e vjetra të kurimit.

Ky lloj trajtimi është veçanërisht i efektshëm kundër llojeve më vdekjeprurëse të kësaj sëmundje, përfshirë kancerin në mushkri dhe atë në lëkurë. Përpos kancerit në mushkri dhe lëkurë, kjo metodë kurimi është dëshmuar si tejet e efektshme edhe tek personat e prekur nga kanceri në veshkë, fshikëz, kokë dhe në qafë.

Këto statistika, hulumtuesit i kanë prezantuar gjatë një konference në Çikago të organizuar nga Instituti Amerikan i Onkologjisë.

1

Sipas tyre këto janë disa nga llojet me agresive të kancerit që janë jashtëzakonisht të vështira për tu trajtuar, ku së bashku rrezikojnë jetën e 54.000 britanikëve çdo vit.

Hidromorava

Metoda e re e kurimit ka rezultuar pozitive tek një paciente në një institut britanik, pasi ajo më parë vuante nga kanceri i avancuar në lëkurë. Fatmirësisht ajo tani i është rikthyer punës dhe i është thënë se mund të vazhdojë jetën pa u brengosur për shëndetin e saj.

Ndërkaq, tek disa pacientë mjekët thonë se trajtimi ka qenë qind për qind i efektshëm, dhe se ata më nuk do të kenë nevojë për ndonjë analizë apo trajtim shtesë.

2

Një nga pacientët që ka përfituar më së shumti nga metoda e re e trajtimit të kancerit, është ish-mësuesja Vicky Brown. 61-vjeçarja në vitin 2006 ishte diagnostifikuar me kancer në lëkurë, që më vonë i ishte përhapur në gji dhe mushkri.

Në atë kohë asaj se do të jetojë vetëm edhe disa muaj, por pasi u shtrua në klinikën Mbretërore Marsden, mjekët arritën të zhdukin plotësisht tumorin, edhe pse më vonë iu rikthye por asaj i është eliminuar sërish përmes imuno-terapisë.