ARKATANA

Zbulim i ri i Bunjakut: Komunikim pa telefonuar dhe pa shkruar

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Për momentin, aplikacioni “Mazy” është falas deri në fund të prillit 2015, pastaj do të kushtojë 1 frang apo 0.99 €
Nëse keni menduar se është e pamundur të komunikoni në rrjetet sociale si: Facebook, Twitter, telefon, pa pasur nevojë të shkruani, keni gabuar.

Këtë e ka bërë të realizueshme Blerim Bunjaku, ekspert i IT dhe kandidat për deputet kantonal në Cyrih, i cili për këtë arsye ka realizuar një aplikacion me emrin MAZY.
Angazhimet e shumta, stresi, udhëtimet me veturë e kanë inspiruar Bunjakun të krijojë një aplikacion, me të cilin mund të komunikojmë pa shkruar dhe pa telefonuar fare.
„Unë gjithmonë udhëtoj me veturë në kompani dhe sikur sipërmarrës jam shumë kohë duke iu përgjigjur emailave, mesazheve, etj… Dhe kjo më pengonte, t’i shkruaj një shoku për shembull a ke kohë dhe a dëshiron të dalim të bisedojmë, të shkojmë të pimë nga një apo edhe të shkojmë në restorant”, tregon për albinfo.ch idenë Bunjaku.

United Hospital

Ai e kishte realizuar apliakcionin Mazy së bashku me bashkëpunëtorët në kompaninë që e menaxhon Enyx Web & Mobile GmbH në Winterthur dhe Luzern.

„Do të thotë, është zhvilluar ideja ime si një aplikacion inovativ që mundëson komunikimin pa shkruar dhe pa telefonuar”, thotë Bunjaku./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.