RCCOLA

Zbritja e energjisë elektrike për 8 për qind nga ZRrE konsiderohet simbolike e tentativë për tu sensibilizuar me qytetarët

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Ulja e çmimit të energjisë elektrike nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) për 8 për qind për ata që shpenzojnë mbi 800 kilovatë dhe gjithë konsumatorët e tjerë biznesorë, industrial dhe ndriçimit publik me 3%, nga njohësit ekonomik po konsiderohet si e pa mjaftueshme, raporton Ekonomia Online.

Sipas tyre, duke marr parasysh ngritjet e çmimeve e krizat e shumta që qytetaret e vendit janë duke u përballur, kjo ulje është me shumë simbolike.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, ka thënë vendi e ka humbur betejën energjetike para 20 vitesh kur ka qenë mundësia për të prodhuar, për të investuar e për të shtuar kapacitete prodhuese në Kosovë.Ai ka shtuar se edhe pse Kosova është vend i pasur me thëngjilli, është vend që importon energji elektrike.

“E vërteta më e hidhur sa i përket energjetikës në Kosovë është fakti që Kosova e ka humbur betejën energjetike para 15-20 viteve kur ka pasur mundësi për të prodhuar apo për të investuar, për të shtuar kapacitete prodhuese në Kosovë. Sa i bëhet nder Kosovës në qoftë se sot i thuhet se është vendi me i pasur me thëngjilli dhe jemi importues të energjisë elektrike, ju e dini se sa është sfiduese çmimi në BERZhA ndërkombëtare, kur krejt kësaj sot i shtohet fakti që në Evropë një ndër krimet më të mëdha, proceset me korruptive në Evropë është çështja e energjetikës. Atëherë defenitivisht Kosova e ka humbur këtë betejë në të kaluarën fal fuqisë së mafisë energjetike në Ballkanin Perëndimore”, ka thënë ai.

Uji Dea

Gërxhaliu ka thënë se nëse shihen ngritjet drastike të energjisë elektrike nga viti 2021 në vitin 2024, kjo ulje është më shumë lojë numrash dhe se çmimi është i njëjte.

“Në Kosovë në vend që të jemi eksportues i energjisë elektrike, në jemi të varur nga importi, në këtë drejtim duhet gjithmonë të tërhiqet një paralele e çmimit të energjisë elektrike mesë vitit 2021-2023 dhe 2024 dhe në qoftë se e shihni këtë ngritje drastike nga viti 2021 deri në vitin 2023, pothuaj se është shumë më tepër një lojë me numra, shumë më tepër një tentativë për tu sensibilizuar opinioni e qytetareve. Mirëpo mund të garantohet se çmimi është pothuajse i njëjtë, përkundër asaj që thuhet në konferenca për media për lirim të energjisë elektrike. Duke pasur parasysh faktin që eksportet e Kosovës janë duke u tkurrur, faktin që buxheti familjarë është në tkurrje e sipër, duke pasur parasysh inflacionin, që nëse bëjmë krahasimin e viti 2021 dhe 2023, 100 euro të vitit 2021 në vitin 2023 kanë vlerë 65 euro. Është vërtetë koha kur duhet që të mendohet për qytetarët me tepër se sa për politik, pushtete dhe pozitë”, ka thënë ai.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka thënë se zbritja prej 8 për qind është më shumë një numër simbolik, sipas tij, kosovarët energjinë elektrike e paguajnë më së shtrenjte në Ballkan.

“Së pari tarifimi mbi 800 dhe ndër 800 është kudër të drejtave të njeriut sepse askund në botë nuk është që duhet të tatimohet më shumë se që shpenzon. Përkundrazi merr subvencion ai që shpenzon çdo produkt kjo vetëm në Kosovë praktikohet dhe është praktikë e keqe. Së dyti zbritja prej 8% është më shumë simbolik se sa është diçka një vlerë që mund të theksohet prandaj kjo është vetëm sa për të thënë që kanë bërë disa hapa në zbritje në qofte edhe për konsumatorë që janë mbi 800 në qoftë edhe për biznese që është 3 për qind. Prandaj energjinë Kosova dhe kosovarët e paguajnë më së shtrenjte në Ballkan”, ka thënë ai.