Mobi Casa

Zbrazet Muçibaba, u injoruan nga komuna?

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Vehid Ibrahimi përfaqësues i fshatit tha për rajonipress se të premten pesë familje me 27 anëtar janë nisur për në Hungari. Ata shitën kuajt, gomarët dhe drutë për të nxjerr biletat. Komuna na injoroj dhe nuk bëri asnjë investim. Ujin ende e bajm me gomar, rruga është e shkatërruar kurse investimet janë zero në këtë zonë thotë Ibrahimi.

Pesë familje me 27 anëtar nga fshati Muçibabë këtë të premte kanë paketuar valixhet dhe janë nisur për në Hungari raporton rajonipress.

Vehid Ibrahimi përfaqësues i këtij fshati tha për rajonipress se këto familje kanë shitur tërë pasurin që kishin. “Ata i shitën kuajt, gomarët, drut për të nxjerr biletat dhe janë nisur për në Hungari. Ishte atmosferë e rëndë kur i pash këto familje, por gjithçka po e bëjnë nga zhgënjimi i madh që janë të papunë dhe pa kushte elementare për jetë”.

ARKATANA

Ibrahimi thotë se në këtë fshat ende uji transportohet e ngarkohet në gomar. “Komuna nuk bëri asnjë investim as në ujë, as në kanalizim e as në infrastrukturë rrugore. Investimet në këtë brez kufitarë janë zero dhe askush nuk ka dalë pasi janë kryer zgjedhjet” shprehet i revoltuar Ibrahimi.

Ibrahimi tha se papunësia e madhe dhe kushtet ekstreme të rënda për jetesë kanë detyruar këto familje t`ia mësyjnë migrimit. “Edhe unë sot nuk kam pare se asnjë sekondë nuk rri në fshat. Unë ende po mbajë pak shpresë se do të bëhet mirë, përndryshe nuk kisha qëndruar vetëm në këtë zonë” thotë Ibrahimi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.