ARKATANA

“Zbrazet” Kosova, më shumë se 36 mijë qytetarë shkojnë në Shqipëri në 24 orët e fundit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Fundjava e fundit e gushtit duket se ka zbrazur Kosovën. Me mijëra automjete e qytetarë janë nisur që në orët e para të mëngjesit drejt bregdetit, duke sjellë ngarkesë të trafikut në “Rrugën e Kombit”. Kolona e automjeteve mësohet se i ka kaluar 6 kilometra këtë mëngjes në dy korsi.

Të dhënat zyrtare të policisë kufitare për këto 24 orë, flasin për më shumë se 36 mijë qytetarë të Kosovës që kanë hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinës me të paktën 10 mijë e 200 automjete.

Siç dihet përgjatë sezonit, policia kufitare operon me procedurën e kalimit të kufirit pa kontrolle, siç është marrëveshja e përbashkët mes qeverive.

Uji Dea

Kujtojmë pos Morinës, shumë qytetarë të Kosovës po presin në radhë për të lëshuar Kosovën përmes pikë-kalimit kufitar të Merdarit.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të dalë nga Kosova përmes pikë-kalimit kufitar në Merdar mëngjesin e hershëm të së shtunës shkojnë deri në dy orë.

Sipas këtyre raportimeve bëhet e ditur se bashkatdhetarët po presin në një kolonë prej 1000 metrash.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.