Zbogar: OSBE veproi drejt

Mitrovicë – Lidhur me vendimin që kutitë me vota të Mitrovicës veriore dërgohen në Fushë – Kosovë, përfaqësuesi special i BE –së në Kosovë Samuel Zbogar ka thënë se OSBE ka vepruar drejt Sipas fjalëve të tij OSBE ka vepruar në përputhje me vlerësimin e sigurisë dhe për këtë nuk ka kurrfarë dyshimi në rregullshmërinë e procesit zgjedhor.
Zbogar për “Politikën” e Beogradit ka thënë se beson se KQZ para vendimit përfundimtar që materiali zgjedhor nga rivotimet në Mitrovicën veriore të transferohet në Qendrën për numërim në Fushë – Kosovë ka marrë para sysh vlerësimet e sigurisë si nga Policia e Kosovës ashtu dhe nga ajo e EULEX-it të cilat bashkë kanë qenë në terren”.