Fundamenti

Zbogar: Kosova nuk ka kohë për të humbur

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovës, Samuel Zbogar i ka thënë KosovaPress-it gjatë një konference për media se duke parë atë që ndodhi dje në UNESCO, shihet se ka rënie dhe ngritje të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, megjithatë përveç dialogut nuk ka alternativë tjetër për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Zhbogar duke komentuar Raportin e Progresit për Kosovën, gjatë një konference për media ka shprehur zhgënjimin për mosanëtarësimin e Kosovës në UNESCO për shkak se ka pasur shumë vende që e kanë përkrahur.

“Ka rënie dhe ngritje në marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, por ka shenja të normalizimit të marrëdhënieve me serbët brenda në Kosovë, normalizim me BE-në dhe sa i përket me Serbinë do të shikohen edhe në takimin e ardhshëm , megjithatë përveç dialogut me Serbinë nuk ka tjetër alternativë për normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë ai.

Zhbogar tha se Kuvendi i Kosovës pas 6 muaj të ngërçit politik duhet të funksionojë sepse Kosova nuk ka kohë për të humbur dhe Kuvendi duhet të vazhdoi punën për të mirën e qytetarëve të Kosovës.

Mobi Casa

Ai tha se Kosova është përballur me migrimin, por janë të kënaqur meqenëse shifrat kanë shënuar rënie.

“Qëndrimi jonë është që të ndërtoni zbatimin e MSA-së dhe BE do të iu ofrojë mbështetje në këtë drejtim”, tha ai. /Telegrafi/