UBT

Zbogar kërkon zhbllokim të Kuvendit nga opozita

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gazi lotsjellës e nxori nga seanca e Kuvendit të Kosovës para dy javëve.Mirëpo, ky veprim i opozitës nuk e largoi përgjithmonë shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar nga parlamenti.

Mirëpo, ky veprim i opozitës nuk e largoi përgjithmonë shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar nga parlamenti.

Ai do të kthehet në seancat e Kuvendit.

Mobi Casa

Ai po kërkon nga partitë opozitare të ndalojnë veprime të tilla me të cilat po bllokojnë punën e legjislativit,njofton Klan Kosova.

Me veprime të tilla, sipas Zhbogar, po zbehet rëndësia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Këtë mesazh, Zhbogar e përcolli pasi shijoi produktet e fabrikës Buka. Kësaj të fundit, zyra që ai drejton i dha 350 mijë euro në kuadër të skemës së BE-së për grante rurale.