UBT

Zbogar flet për liberalizimin e vizave, bën thirrje për luftimin e korrupsionit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Republikën e Kosovës, Samuel Zbogar, iu ka bërë thirrje liderëve institucionalë që të fokusohen në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, sidomos siç ka thënë ai, në luftën kundër korrupsionit dhe shpëlarjes së parave.

“Fatkeqësisht këtë vit keni humbur shumë kohë në krijimin e institucioneve dhe jeni përballur me ikjet masive që kanë ndodhur në fillim të vitit. Kjo do të thotë se, nëse nuk fokusohemi, nuk kemi shumë kohë për përmbushjen e kritereve që kanë të bëjnë me procesin e liberalizimit të vizave”, ka thënë Zbogar.

Në takimin e nëntë të Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian, të drejtuar nga presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, Zbogar ka thënë se Kosova duhet t’i miratojë edhe tetë ligje të tjera, si dhe të punojë më shumë në riatdhesim dhe integrimin e atyre që kthehen, transmeton lajmi.net.

HW

“Siguria dhe sundimi i ligjit vazhdojnë të mbeten fushat më të ndjeshme. Prandaj, përmirësimi i sundimit të ligjit, adresimi i korrupsionit dhe shpëlarjes së parave të pista, duhet të jenë prioritete që raporti, i cili do të dorëzohet për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, të merr përgjigje pozitive”.

Zbogar ka thënë se Bashkimi Evropian është i vetëdijshme se sa i rëndësishëm është procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, porse siç ka thënë ai, institucionet e saj, Të Kosovës, duhet që paraprakisht t’i përmbushin kriteret.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.