GRANDEMALL

Zbogar: Bashkimi Europian nuk u jep azil qytetarëve të Kosovës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, Samuel Zbogar thotë Bashkimi Europian nuk u jep azil qytetarëve të Kosovës. Ai u ka bërë thirrje të gjithë kosovarëve që të mos nisen drejt vendeve të BE’së pasi sipas tij, vështirësitë ekonomike nuk janë arsye për dhënie të azilit në endet e unionit europian.

Samuel Zbogar, shef i Zyrës së BE’së në Kosovë tha se është tragjike pamja e kosovarëve në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë kur lëshojnë vendin, por se sipas tij, ata nisen drejt një tragjedie tjetër, pasi do të harxhojnë para dhe sërish do të detyrohen të kthehen në vendlindje.

“Mendoj se të gjithë duhet të brengosemi sepse është mjaft keq që të shihen pamjet nga Stacioni i Autobusëve këtu në Prishtinë. Vërtetë është gjë e pikëlluar sepse kjo flet për mungesën e shpresës kjo flet për deziluzionimin në njërën anë dhe iluzionin në anën tjetër. Humbja e iluzionit në njërën anë është kur humb shpresa se do të mund të gjejnë të ardhme këtu në Kosovë se nuk mund të gjejnë jetë më të mirë këtu prandaj mendoj se ata po e ndjekin një iluziuon se mund të gjejnë një jetë më të mirë në Bashkimin Europian”, tha Zbogar.

Eco Higjiena

Zbogar tha se vendet e BE’së nuk u japin azil kosovarëve, pasi ata nuk janë nga një shtet në të cilin ka luftë dhe se në vendin e tyre mund të jetojnë

“Secili person në autobus paraqet tragjedi në vetëvete dhe familjen e tij. Por në anën tjetër ata po shkojnë drejt një tragjedie tjetër sepse do të kthehen. Ne nuk u japim azil qytetarëve të Kosovës. Sistemi i azilit në Bashkimin Europian është i planifikuar për njerëz që vijnë nga zona të luftës, për njerëzit që vijnë nga vende ku ata janë të përndjekur, dhe ku nuk mund të jetojnë. Kosova fatmirësisht nuk ka një situatë të tillë, nuk është zonë e luftës, të paktën jo më, dhe vështirësitë socio-ekonomike nuk janë arsye për azil kështu që pothuaj nuk ka gjasa që njerëzit nga Kosova të fitojnë azilin në Bashkimin Europian”, tha Zbogar në emisionin ‘Argument Plus’ në RTV21.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.