Eko Higjiena

Zbogar: Asociacioni sipas ligjeve të Kosovës, jo Republika ‘Srpska’

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Përfaqësuesi Special i BE-së dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, ka thënë që Asociacioni i komunave me shumicë serbe, do të formohet sipas ligjeve të Kosovës.

Ai ka thënë se sipas marrëveshjes së Brukselit, ky asociacioni do të ketë kompetencë në fushat e arsimit, shëndetësisë, zhvillimit ekonomik si dhe planifikimit rural e urban.

ARKATANA

“Këto janë sferat e qarta për të cilat do të ketë kompetenca ky asociacion. Kjo është nevojë e komunitet serb, për t’u ndjerë më lirshëm në integrim i cili parashihet me marrëveshjen e Brukselit. Në anën tjetër, shohim nervozizmin e institucioneve të Kosovës, të cilët frikohet se kjo Bashkësi, do të transformohet në një Republika Srbska, por kjo nuk do të ndodhë”, ka thënë Zbogar për televizionin publik.

“Ne nuk e dëshirojmë një Republikë Srpska, pasi që kjo shpije të krijimi i problemeve të brendshme të funksionimit të një komuniteti. Përmes marrëveshjes së Brukselit, duhet të gjejmë një mënyrë që kjo Bashkësi të jetë në përputhje me ligjet, dhe në të njëjtën kohë dhe të ketë mundësi të ketë përgjegjësi në këto katër fusha”, ka thënë ai, transmeton ‘Zëri’. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.