Zbatimi i Planit për Barazi Gjinore në fokus të Komunës së Kamenicës
Kamenicë – Komuna do të vazhdojë zbatimin e këtij plani gjatë gjithë periudhës 2024–2026, me synimin për të ndërtuar një shoqëri më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse. Barazia gjinore mbetet një ndër prioritetet kyçe të komunës.
Në kuadër të angazhimit për të avancuar barazinë gjinore përmes monitorimit dhe llogaridhënies së ndjeshme ndaj gjinisë, Zyra për Barazi Gjinore në Komunën e Kamenicës ka organizuar një takim me përfaqësues të Iniciativës Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR), në kuadër të projektit “Monitorimi dhe llogaridhënia me ndjeshmëri gjinore”, i mbështetur nga UN Ëomen dhe i zbatuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) në partneritet me YIHR, me financim nga Bashkimi Evropian.
Gjatë takimit u prezantuan gjetjet nga monitorimi i Planit Lokal të Veprimit për Barazi Gjinore 2024–2026, duke reflektuar për progresin e arritur, sfidat e hasura dhe rekomandimet për përmirësime të mëtejshme.
Edhe pse disa aktivitete janë ende në proces të zbatimit, u vlerësua se është bërë një punë e mirë dhe e qëndrueshme drejt realizimit të objektivave të planit. Përkushtimi institucional dhe angazhimi i drejtorive relevante janë dëshmi e seriozitetit të komunës në këtë fushë.
Të pranishëm në takim ishin edhe drejtorë dhe zyrtarë komunalë, të cilët kontribuojnë në zbatimin e aktiviteteve që dalin nga plani i veprimit.
Komuna do të vazhdojë zbatimin e këtij plani gjatë gjithë periudhës 2024–2026, me synimin për të ndërtuar një shoqëri më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.
Barazia gjinore mbetet një ndër prioritetet kyçe të komunës./rajonipress/


