RCCOLA

Zbatimi i marrrëveshjes ndihmon procesin e njohjeve

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behxhet Pacolli, ka thënë se fillimi i zbatimit të marrëveshjes me Serbinë do ta ndihmojë procesin e njohjeve për Republikën e Kosovës.

Ai ka thënë se shkëmbimi i zyrtarëve ndërlidhës në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë ndikim të menjëhershëm në qëndrimin e shteteve që po hezitojnë ta njohin shtetin e Kosovës, po ka thënë se njohjet nuk do të ndalen, shkruan Epoka e re.

Mobi Casa

Pacolli ka treguar se sot do të qëndrojë në Gjenevë, ku do të ketë një takim të rëndësishëm me përfaqesues të një shteti që ende nuk e kan njohur Kosovën./Indeksonline/